• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kalemaj: Shoqëria shqiptare në anomi, pushteti absolut ka korruptuar Ramën

22:29 : 18/11/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Politologu Ilir Kalemaj, i ftuar në Syri TV, analizoi gjendjen sociale dhe politike në vend, duke u ndalur tek fenomeni i emigrimit, dobësimi i kapitalit social dhe mënyra sesi, sipas tij, është konsoliduar pushteti i kryeministrit Edi Rama.

Kalemaj u shpreh se shoqëria shqiptare vuan nga “mungesa e vetëorganizimit” dhe nga dobësimi i atyre që ai i quajti “katalizatorë socialë”, duke iu referuar teorive të Robert Putnam. Sipas tij, kjo ka sjellë një nivel shumë të ulët besimi mes njerëzve dhe gjendjen e “anomisë sociale”.

Ai theksoi se shtresa intelektuale dhe profesionistët janë ndër të parët që po braktisin vendin: “Janë pikërisht ata që prodhojnë mendim, që kanë mbledhur valixhet, sepse kanë mundësitë dhe një zhgënjim të akumuluar nga mosrealizimi i ambicieve”, tha ai.

Kalemaj:

Pra, njerëzit nuk vetëorganizohen. Njerëzit kanë nevojë për katalizatorë socialë, të cilët, siç thotë Putnam për shembull, bëjnë të mundur ndërtimin e atyre fijeve që përbëjnë kapitalin social, që është besimi në shoqëri. Dhe ne prandaj dalim me besimin më të ulët në shoqëri, prandaj s’kemi fibrat e kapitalit social, prandaj kemi këtë anomi. Sepse është goditur pikërisht palca kurrizore e njerëzve, ata në kategorinë tuaj dhe timen apo të të tjerëve, të cilët prodhojnë mendim.

Lexo edhe:

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Dhe janë pikërisht këta njerëz të cilët janë të parët që po mbledhin, si të thuash, valixhe dhe po synojnë të ikin, sepse kanë dhe mundësitë për të ikur, dhe kualifikime të tjera. Nuk është e lehtë për këdo që të iki të çajë në një moshë të caktuar, por kanë edhe mundësinë për ta lënë këtë vend, kanë dhe zhgënjimin që kanë përjetuar nga ky vend kur në një moshë të caktuar ti nuk ke arritur dot të realizosh ambiciet, ëndrrat e të tjera të rinisë.

Unë jam i prirur jo drejt teorive konspirative, por drejt atyre faktike ose të paktën që bazohen në informacion faktik, të verifikueshëm. Pra, unë nuk mendoj që zoti Rama qysh në krye të herës, në momentin që e gjeti zoti Nano me thonj të paprerë apo të prerë në rrugicat e Parisit apo poshtë urës dhe e solli si ministër të kulturës në Shqipëri, ai ka pasur një plan në mendjen e tij, ndoshta dhe e ka pasur, por na mungojnë evidencat për këtë gjë, që ai të bëjë Rama katër sot, pra mbret i pashpallur, pa kurorë dhe të arrijë të realizojë këtë narko-shtet apo ëh, këtë shtet të kapur në të gjitha anët, ku pak duar kontrollojnë paranë publike, për mos të them më tepër. Unë mendoj që ky është një proces gradual i transformimi.

Transformimi është i para estetik. Ju e keni parë zotin Rama si është dukur para 15 vjetësh dhe kjo nuk ka të bëjë me peshën e rëndë të halleve të popullit që atij i kanë rënë mbi supe dhe që i kanë zbardhur mjekrën si Ismail Qemalit dikur, por kjo ka të bëjë me peshën ndoshta dhe të aferave, pazareve e të tjera gjërave me radhë, të cilat natyrisht të krrusin përtej moshës biologjike që ti ke.

E dyta, këtë gjë e kemi vënë në një metamorfozë, sepse pushteti të korrupton, pushteti absolut të korrupton në mënyrë absolute, thotë Lord Acton dhe zoti Rama nuk ka pasur këtë pushtet dikur. Nuk ka pasur këtë pushtet në mandatin e parë si kryetar bashkie.

Nuk e ka pasur as në mandatin e tij të dytë, apo mandej kur përpara se të merrte Partinë Socialiste dhe përpara se të vinte në pushtet në 2013-ën. Por nuk e ka pasur as në 2013-ën, sepse ishin kufizimet që vinin nga partneri qeverisës.

Pra, nga 2017 e këndej zoti Rama konsolidoi frenat e pushtetit, sepse kishte dhe tepsinë, dhe kazanin, dhe kusinë, dhe timonin e drejtimit, totalisht për vete. Dhe nga ky moment kemi fillesat e një lloj autoritarizmi, klientelist, i cili bëri të mundur ligjin për investimet strategjike. Keni parë ju ndonjë investitor strategjik të huaj që ka ardhur?

Etiketa: Edi Ramailir kalemajkorrupsion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci në fokus, siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë

17:45 : 05/06/2026
Para

Austri/ Nëna dhe vajza siriane të zhdukura gjenden të vrara brenda një frigoriferi

TË GJITHA

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026