• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të miturit në Fier bëhen prindër, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejt!

10:39 : 18/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Historia e një 13-vjeçareje nga komuniteti rom në Fier ka tërhequr vëmendjen e medias dhe autoriteteve sociale, pasi është bërë nënë në moshë të mitur.

Babai, një 17-vjeçar, po procedohet nga policia për kryerje të marrëdhënieve me një të mitur.

Lajmi u bë i ditur pas thirrjes së mjekëve të maternitetit, të cilët raportuan rastin në polici. Ato jetojnë në një zonë rurale të Fierit, ku tradita e martesave të hershme brenda komunitetit rom është “një traditë më se normale” në jetën e tyre.

Në një intervistë për emisionin “Në kohë reale”, 17-vjeçari, babai i fëmijës, tha se njohu vajzën nëpërmjet telefonit dhe se martesa e tyre në moshë të vogël është një praktikë e zakonshme në komunitetin e tyre.

“Kisha një vit me vajzën, kam mbaruar vetëm 6 klasë shkollë, kurse nusja klasën e 2 dhe të 3  ka bërë. Jemi njohur në telefon. Kështu martohemi në këtu të vegjël. Do iki jashtë shtetit bashkë me nusen dhe djalin. Ne të vegjël martohemi”, tha 17-vjeçari. Edhe halla e vajzës shpjegoi se martesat e hershme janë një traditë e komunitetit.

Lexo edhe:

Ç’ndodhi me dhomën që mbahej 15 vjet e kyçur?

Subashi kujtohet për rrugët vetëm kur vjen Rama, nis mbushja e gropave me zhavorr

“Ne kemi traditë që martohemi të vogla. Unë jam martuar 13-vjeçe dhe 14-vjeçe kam bërë fëmijë. Kam 7 fëmijë dhe vajzat e mia 13 vjeçe janë martuar. Kështu e kemi traditë ne. Neve kështu jemi keq apo mirë, e kemi traditë që martohemi të vogla brez pas brezi. Ne të gjithë asnjëri nuk ka bërë shkollë. Do bredhim për bidona do hamë, para nuk duam, vetëm fëmijët dhe familjen. Kjo është tradita jonë”, tha halla e të miturës.

Rasti është diskutuar edhe nga profesionistë të fushës sociale dhe ligjore. Psikologia Aba Zeneli tha se nuk ka ndërgjegjësim të këtyre rasteve dhe se këto sjellin psikologjike dhe sociale për vetë komunitetin. Edhe avokati Altin Kaziaj tha se këto raste janë të dënueshme penalisht, por se martesat e të miturve në komunitetin rom janë të përsëritura.

“Ky është realitet pasi në këtë komunitete është një gjë normale që ka ndodhur, pasi martohen shumë shpejt. Këto janë raste pra të përsëritura dhe nuk ka asnjë lloj ndërgjegjësimi, duke sjellë pasoja psikologjike dhe sociale për fëmijët”, tha psikologia.

“Kjo është një vepër penale e rëndë dhe një problem social i madh. Përtej ritualeve tradicionale, dëmi psikologjik, fizik dhe mendor që i ndodh këtyre fëmijëve është i madh. Babai po procedohet, por fëmija mbetet i pambrojtur. Ky rast duhet të jetë një thirrje për ndërhyrje më të fuqishme sociale dhe ligjore në këto komunitete”, tha avokati.

Etiketa: Fiermartese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ç’ndodhi me dhomën që mbahej 15 vjet e kyçur?

21:30 : 02/06/2026
AKTUALITET

Subashi kujtohet për rrugët vetëm kur vjen Rama, nis mbushja e gropave me zhavorr

16:36 : 01/06/2026
SHOW BIZ

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë e tyre në Londër

18:24 : 31/05/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Fier, humb jetën i riu

15:38 : 28/05/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen katër persona

15:48 : 27/05/2026
AKTUALITET

Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier

12:15 : 27/05/2026
Para

Rrezikon të përplaset nga era e fortë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në radë

TË GJITHA

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom