• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i vjedhjes/ Shqipëria pa IPARD prej 2 vitesh, bujqësia në pritje të fondeve

13:03 : 15/11/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Prej më shumë se dy vitesh, Shqipëria ndodhet pa mbështetjen financiare të fondeve IPARD, programi më i rëndësishëm që Bashkimi Europian që ofron për zhvillimin rural në vendet kandidate.

Në gusht të vitit 2023, Komisioni Europian ndërpreu financimet për shkak të keqpërdorimeve dhe parregullsive të konstatuara nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), pas hetimeve që zbuluan raste korrupsioni, favorizimesh dhe ndërhyrjesh politike në skemën IPARD II.

Edhe Pogres-Raporti i Komisionit Europian i vitit 2025 e shpreh qartë se Shqipëria nuk është e përgatitur për të nisur zbatimin e IPARD III.

Në dokument thuhet se: “Është e nevojshme të rritet kapaciteti dhe mbikëqyrja për të nisur dorëzimin dhe zbatimin efikas të IPARD III, në përputhje të plotë me parimet e menaxhimit të shëndoshë financiar”.

Komisioni vëren gjithashtu se nuk është bërë përparim në përafrimin e legjislacionit për politikën e cilësisë me acquis-in e BE-së.

Lexo edhe:

“Qeveria ka braktisur fermerët”/ Tabaku: Prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj

Bujqësia në rënie, importet në rritje: Zarzavatet po kthehen në luks për familjet shqiptare

Sipas vlerësimit, Shqipëria duhet të forcojë institucionet që menaxhojnë fondet e zhvillimit rural, duke siguruar transparencë, mbikëqyrje dhe llogaridhënie në procesin e zbatimit.

Megjithatë, pavarësisht kësaj situate, ministri i Financave, Petrit Malaj u shpreh me tone optimiste gjatë diskutimeve për projektbuxhetin në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, duke premtuar se fondet IPARD III do të hapen gjatë vitit 2026.

“Për shkak të disa parregullsive që u identifikuan në fazën e dytë, Komisioni Evropian la disa masa të cilat duhet t’i përmbushte qeveria shqiptare. Masa të cilat ne jemi duke i përmbushur dhe jam shumë optimist se IPARD III do të hapet gjatë vitit 2026” tha Malaj.

Fonde të bllokuara, fermerë të pambështetur

Për më shumë se 26 muaj, mungesa e fondeve IPARD ka lënë një boshllëk të ndjeshëm në bujqësinë shqiptare. Këto fonde synonin modernizimin e fermave, rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e zonave rurale. Qeveria pretendon se ka kompensuar këtë mungesë me fonde nga buxheti i shtetit, por ekspertët e sektorit e shohin këtë si mbështetje të pamjaftueshme.

Për ekspertin e bujqësisë Alban Çakalli, ky sektor është në gjendje “kome” prej 30 vitesh dhe ka nevojë për vëmendje dhe mbështetje, në mënyrë që të japë kontribut në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Duhen 250 milion euro subvencione direkte në vit, vetëm për funksionimin bazë. Si dhe mbështetje financiare për investime në laboratorë, sisteme moderne ujitjeje, kullim, rikonstruksion digash dhe rrugë rurale.”

Çakalli e sheh situatën me një qasje të gjerë rajonale, duke theksuar se problemet e IPARD nuk janë të izoluara vetëm në Shqipëri: “IPARD në vendet e Ballkanit ka pasur probleme të theksuara  sepse Brukseli e bazoi skemën duke marrë shembull vendet e zhvilluara. Por, Ballkani është një tjetër realitet, ku fermeri, përpunuesi dhe grumbulluesi janë të vegjël dhe nuk kanë pasur mundësi të përthithin fonde.”

Shqipëria, në krye të listës së abuzimeve me fondet e IPARD

Skandali i abuzimeve doli në pah pas raportit të Komisionit Europian, ku rezultoi se 47 milionë euro fonde të IPARD janë keqpërdorur nga 7 vende të Ballkanit Perëndimor. Nga Shqipëria janë identifikuar 33.5 milionë euro parregullsi, shumë më tepër se vendet si Serbia, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.

Abuzimet përfshinin projekte të paidentifikueshme në terren, fonde që përfunduan në hotele, hostele se nuk janë fare në funksion të bujqësisë apo blegtorisë në vend. Edhe më parë, Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore kontaktoi fermerë të vegjël dhe të mesëm në të gjithë Shqipërinë në një përpjekje për të gjetur një histori suksesi, por shumica e tyre nuk kanë pasur asnjë akses në programin IPARD apo edhe në programe të tjerë që qevria i ka ngritur për të plotësuar vakumin e konsiderueshëm të lënue nga pezullimi iskemës së BE.

Në fondet IPARD, rreth 146 milionë euro ishin programuar të disbursoheshin në Shqipëri për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027. Sipas AZHBR, programi IPARD II ishte gjithsej 94 milionë euro, nga të cilat 71 milionë euro ishin financim nga BE. Gjatë zbatimit të tij nga viti 2014 deri në vitin 2020, u bë e mundur të disbursoheshin 54.3 milionë euro. Në 4 thirrjet e programit, përfituan 510 aplikantë, 82 prej tyre u gjetën në shkelje dhe 17 prej tyre u kërkua të ktheheshin fondet.

IPARD III, programi që fermerët shqiptarë e presin ende me ankth, parashikon rreth 112 milionë euro mbështetje për nëntë sektorë kyç: nga infrastruktura rurale dhe ndërtimi i tregjeve, te agro-përpunimi, agro-turizmi, pylltaria, si edhe asistenca teknike dhe këshillimi profesional.

Sipas ekspertit të bujqësisë, përshtatja e skemës së fondeve me realitetin e fermës shqiptare do të jetë vendimtare: “Besoj se IPARD III do të hapet në janar të vitit 2026. Fondet që do të vijnë do të shkojnë në mënyrë të thjeshtëzuar dhe pa burokraci te fermerët realë sepse do të ketë kontrolle më të rrepta.”

Bllokimi i fondeve IPARD ka nxjerrë në pah dështimet strukturore të bujqësisë shqiptare, kapacitete të dobëta, mungesë transparence, burokraci dhe mungesë vizioni afatgjatë. Ndërsa qeveria jep premtime optimiste dhe synon vitin 2026 për zhbllokimin, Brukseli kërkon prova konkrete, ndërsa fermeri shqiptar vazhdon të përballet vetëm me rritjen e kostove dhe mungesën e mbështetjes.

/Ida Ismalaj – ACQJ – Albanian Center for Quality Journalism

 

Etiketa: Bujqesiafondet IPARD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Qeveria ka braktisur fermerët”/ Tabaku: Prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj

14:03 : 03/03/2026
AKTUALITET

Bujqësia në rënie, importet në rritje: Zarzavatet po kthehen në luks për familjet shqiptare

08:17 : 28/02/2026
AKTUALITET

Skandali i vjedhjes/ Brukseli nuk ka folur, si gënjen ministri Salla me afatet për IPARD III

16:22 : 18/02/2026
AKTUALITET

Bujqësia e nënfinancuar, fondet nuk mjaftojnë për dëmet

08:13 : 25/01/2026
AKTUALITET

Ekonomia shqiptare pa motorë rritjeje, Industria bie, bujqësia po tkurret

08:24 : 10/01/2026
AKTUALITET

Rritje pa themele! Bujqësia dhe industria në rënie, ekonomia mbahet nga sektorë të brishtë

08:07 : 29/12/2025
Para

"Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom