Ish-kandidati për deputet, Aulon Kalaja thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk është paraqitur as sot, në seancën e dytë në Gjykatën e Tiranës, në padinë që ka ngritur vetë për shpifje ndaj Kalasë.
“Sërish Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nuk paraqitet në gjykatë, në padinë që ka bërë ndaj meje! Kjo është hera e dytë që nuk vjen”, shkruan ai, duke paralajmëruar se në seancën e radhës, më 18 Nëntor, Erion Veliaj është njoftuar nga gjykata që të paraqitet fizikisht.
Erion Veliaj ka paditur për shpifje ish-kandidatin për deputetet të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, pas deklaratave të bëra nga ky i fundit në publik, se “Veliaj me shokë vishej me tanga dhe ofronte seks për ambasadat.”
Të enjten e kaluar në Gjykatën Penale të Tiranës u mbajt edhe seanca e parë e pajtimit, por as Erion Veliaj dhe as avokatët e tij mbrojtës nuk u paraqitën më gjyq, duke bërë që seanca të shtyhej më 12 nëntor. Edhe sot, seanca nuk është zhvilluar.
Postimi i Kalasë:
Sërish Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nuk paraqitet në gjykatë, në padinë që ka bërë ndaj meje! Kjo është hera e dytë që nuk vjen!
Gjyqtarja e çështjes e shtyu senacën me datë 18 nëntor, ora 15:00, duke vendosur se Veliaj duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës. Kësisoj të mos shmanget nga padia që ka ngritur po vetë, ndaj meje.
Ndërkohë unë pres përballje dhe nuk do të bëj asnjë hap pas. Do të ndahet një herë e mirë se kush është shpifës dhe përse hapen të tilla çështje ndaj meje në gjykatë. Padi “SLAP”, që kërkon të më mbajë varur, por me manovra të tilla nuk do shkojë gjatë, sepse hallin që ka ai, nuk ia zgjidh dot unë!
Unë jam i lirë, kurse ai në burg…
Sinqerisht Aulon













