Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar pas atentatit në Rinas, ku mbeti i plagosur efektivi i policisë 40-vjeçari Muçi Shaljani alias Sheqeri dhe u ekzekutua Gilmando Dani, mik i Emiljano Shullazit dhe krahu i djathtë i tij.
AMP njofton se ka nisur verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.














