Makina ndaj të cilës u qëllua me breshri plumbash në zonën e Rrethrrotullimit të Rinasit është larguar me karrotrec nga vendngjarja gati 5 orë nga atentati.
Mësohet se mjeti tip “Benz” i cili ishte në pronësi të Elvis Kosovës i njohur ndryshe si “Visi i garave”, është dërguar për ekspertizë ligjore. Ndërkohë aksi ku ndodhi atentati është ende i bllokuar dhe nuk lejohet qarkullimi.
Objektivi i atentatit të sotëm ishte Gilmando Dani i cili mbeti i vdekur, ndërsa u plagos rëndë Muçi Shaljani, punonjës i AMP-së. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.
LEXO EDHE:
DINAMIKA e vrasjes së Gilmando Danit, si u ekzekutua 47-vjeçari ‘nën hundën’ e policisë
Atentat tek rrethrrotullimi i Rinasit, viktimë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit/ DETAJE – PAMJE














