40-vjeçari Muçi Shaljani po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, pasi mbeti i plagosur rëndë me plumb në kokë gjatë atentatit në zonën e Rinasit.
Shaljani ndodhej në shoqërinë e Gilmando Danit, i cili mbeti i vrarë në vend. Sipas burimeve, Dani i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, sapo ishte kthyer nga Barcelona, ndërsa atentati ndodhi pak çaste pasi ai kishte zbritur në aeroport.
Hetimet paraprake dyshojnë se autorët kanë pasur informacion të saktë mbi lëvizjet e Danit dhe e kanë pritur pranë rrethrrotullimit të Rinasit.














