Detaje të reja janë publikuar nga atentati me armë zjarri të regjistruar sot në Rinas, ku mbeti i vdekur Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, i dyshuar si punonjës i AMP-së.
Bëhet me dije se breshëria e plumbave ka prekur edhe bizneset e hotelet që kanë qenë pranë rreth-rrotullimit të aeroportit të Rinasit.
Sic mund të shihet në foton e mëposhtme plumbat kanë lënë shenja në xhama ndërsa fatmirësisht nuk kanë prekur ndonjë qytetar apo kalimtar të rastit.

Ndërkohë pas atentatit trupi i pajetë i Danit është marrë dhe transportuar drejt morgut, ndërsa Shaljani është nisur me urgjencë drejt Traumës ku raportohet në gjendje kritike për jetën.

Si ndodhi atenatit në Rinas
Gilmando Dani, 47 vjeç, u vra pak minuta pasi mbërriti në Shqipëri nga Barcelona.
Burime për mediat bëjnë me dije se Dani ishte pritur në aeroportin e Rinasit nga Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, 40 vjeç, i cili kishte për detyrë ta shoqëronte me automjet.
Pak metra pas largimit nga aeroporti, dyshohet se autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash ndaj automjetit, duke shkaktuar vdekjen e Danit dhe plagosjen kritike të Shaljanit, i cili ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq automjeti me targa greke, që dyshohet se u përket autorëve është gjetur e djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës.
Atentat tek rrethrrotullimi i Rinasit, viktimë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit/ DETAJE – PAMJE














