Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë pranë aeroportit të Rinas. Dyshohet se ngjarja e ndodhur te rrethrrotullimi është një atentat kriminal.
Nga ngjarja raportohet se një person ka mbetur i plagosur dhe një tjetër i vdekur.
Burime bëjnë të ditur se është qëlluar me breshëri plumbash drejt një automjeti të bardhë nga dy automjete, të cilat janë larguar në drejtim të Fushë Krujës. Një nga makinat tip Toyota me targa greke.














