Gazetari Armand Shkullaku, ka folur mbëmjen e sotme mbi hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut dhe qasjen që ka pasur Rama ndaj rastit.
Shkullaku ka theksuar se, nëse Balluku do të ishte hetuar për mënyrën se si ka financuar shkollimin e fëmijëve jashtë vendit, blerjen e shtëpisë në Dhërmi apo çantat e shtrenjta, Rama do të kishte dalë menjëherë për të argumentuar se ‘kjo patjetër ka ngrënë kumbulla dhe dardha’ pas shpine. Por duke qënë se SPAK po heton një aferë korruptive si Tuneli i Llogarasë, ku firmat hidhen me dijeni të Ramës ky i fundit nuk guxon të flasë.
Shkullaku ngre më tej pikëpyetje mbi faktin se për herë të parë SPAK po heton një çështje që shkon përtej të ardhurave të dyshimta personale të një zyrtari të lartë.
“Nëse Belinda do të ishte hetuar që, si ka mundësi me çfarë të ardhurash paguan shkollimin e fëmijëve jashtë shtetit. Ka blerë shtëpinë në Dhërmi, në Gjirin e Lalzit, me çfarë të ardhurash ka blerë një çantë që kushton kaq apo aq, Edi Rama do të kishte dalë me vrap për të thënë se, kjo patjetër ka ngrënë kumbulla dhe dardha.
Se kush është qëllimi jonë? Është të zhvillojmë turizmin, të çajmë male, dete, të ndërtojmë ura e tunele. Kam ca legena që, unë bëj zhvillimin e Shqipërisë, këta hanë kumbulla. Këtu unë ngre pikëpyetjen e parë, është se për herë të parë SPAK po heton një çështje që është përtej të ardhurave të dyshimta personale të një zyrtari të lartë.
Minimumi i akuzës është ndikim i paligjshëm për pabarazi në tendera. Tani a ka shqiptarë që të thotë se, jo Belinda por dhe gjyshi i Belindës të jetë ngritur nga varri, nuk vendos dot se kush ta marrë tenderin, këtë punë e ka bërë Edi Rama. Por ai nuk është aq idiot e të dalë e të thotë; çfarë të them unë.
Nuk ka asnjë tender, asnjë koncesion që të bëhet në Shqipëri, dhe për më tepër në këto përmasara dhe që të mos jetë i përfshirë kryeministri. Kjo është gjëja e parë që Ramën e frenon. Nuk del dot të thotë se vepra është e mirë dhe ata që kanë përfituar nga kjo vepër për përfitime personale, të shkojnë para drejtësisë. Se këtu Belinda Balluku nuk ka akuzë për përfitim personal, por ka akuzë për manipulim të një tenderi dhe ne e dimë kush e bën tenderin.
Së dyti është që, mbas ndryshimeve të para 1 viti në SHBA, mund të jetë paranojë e Ramës, por të jetë dhe e vërtetë, po këta të SPAK çfarë patën, se deri tani mirë ishin te vibratorët, të brendshmet, kontot bankare, hotelet me kë ka fjetë apo jo. Çfarë dreqin patën këta që dolën te tenderat dhe koncesionet. Këtu mund të ketë Rama, dilemën numër 2.
Pra është vërtetë SPAK, por që zullumi në Shqipëri është trashur aq shumë sa, që të mos na ndodhë një Novi Sad tjetër, që mos të na dalin njerëzit në rrugë nesër. Se mund të thotë, se supervizori thoshte se nuk po i hedhin çelik betonit, duhet të kuptojnë se nuk po hapin një vrimë, por po hapin një tunel dhe në këtë moment ti kupton se paskemi të bëjmë me një çështje më të komplikuar se kaq.
Ky është elementi i dytë që Rama të thotë, se këtu është trashur kaq shumë zullumi, se këta e kanë me Belën apo duan të vijnë këtu te unë.
Dhe kjo gjë sigurisht e bën të frenohet. E në këtë moment që ai nuk di çfarë qëndrimi të mbajë, kjo është gjëja më pozitive për kundërshtarët e Ramës që mund të ndodhë. Sa më gjatë ai ta mbajë Belën, aq më mirë do të jetë për vendin, opozitën e do kuptohet fare qartë se çdo aferë në këtë vend është e lidhur’, ka thënë Shkullaku në SYRI TV.














