• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mafia e duhanit / ISHP lejon reklamimin e IQOS në shkelje të ligjit, në SHBA ndalohet si e rrezikshme

19:59 : 09/11/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Instituti i Shëndetit Publik, dy vjet më parë, doli me një qëndrim zyrtar ndaj dëmeve shëndetësore që po u vijnë qytetarëve nga përdorimi i cigareve elektronike, të cilat po gjejnë përdorim në mosha fare vogla.

Megjithatë, ISHP me në krye Dorina Toçi, lejon reklamimin masiv dhe agresiv të cigareve elektronike në media (kryesisht portale), por edhe faqen e vetë IQOS, në kundërshtim flagrant me parashikimet ligjore, duke u bërë palë me interesat financiare të mafies së duhanit, në dëm të shëndetit të qytetarëve shqiptarë, sidomos të rinjve.

Në ligjin i vitit 2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i ndryshuar, në nenin 13, fjalia e fundit, e paragrafit të parë, parashikon: “Ndalohet çdo lloj forme tjetër reklamimi e produkteve të duhanit, përfshirë promocionin indirekt përmes ngjyrave që përfaqësojnë logot e kompanive, ose promocionin nëpërmjet ekspozimit të produkteve që imitojnë paketimin e jashtëm të një produkti duhani“.

Sipas ligjit, ‘produkte duhani’ nënkupton produktet që mund të konsumohen dhe të përmbajnë, qoftë dhe pjesërisht, duhan të modifikuar gjenetikisht ose jo‘.

Po sipas ligjit, ‘pirje duhani’ është ndezja, thithja dhe mbajtja në dorë e ndezur e çdo produkti duhani, si dhe e cigares elektronike e shishave/nargjileve“.

Lexo edhe:

ISHP: 5,000 gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri; Rastet rriten me 23% në një dekadë

Zgjidhet drejtoresha e re e ISHP-së/ EMRI

Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit ndalon reklamimin e cigareve elektronike. Janë ngarkuar për zbatimin e ligjit organet dhe strukturat përgjegjëse për inspektimin në fushën e shëndetit, kryesisht Instituti i Shëndetit Publik, por edhe AKU, Policia dhe Inspektorati Qendror.

Shkelja tjetër, ofertat vdekjeprurëse

Në shtator të vitit 2024, Parlamenti kaloi ndryshimet në ligjin për produktet e duhanit dhe nënproduktet e tij. Në këto ndryshime sqarohet se ndalohet shitja falas ose me ofertë e duhanit, cigareve, cigareve elektronike, shishave e nargjileve.

Por IQOS nuk pyet për ligje dhe rregulla. Kompania me natyrë kriminale vijon të reklamojë me ofertë cigaret elektronike.

Në faqen zyrtare të “IQOS”, oferta jo vetëm që nuk është e fshehur, përkundrazi është kategori më vete. Për të blerë një pajisje me ulje çmimi mjafton që të plotësosh një kuiz, e po ashtu të japin edhe një dhuratë! Ofertat janë bërë në uebfaqen e Iqos, në rrjetet sociale të kompanisë dhe në të gjitha pikat e “tabaccinove” ku shpërndahet pajisja.

Sigurisht që në një cep të promos është edhe këshilla e zakonshme që supozohet të parandalojë blerjet. Por vetëm në një cep, thuajse e padukshme.

Në qendër të fotos dhe gërma të mëdha dhe të zeza është oferta, ndërsa me të bardhë, një fund shkruhen këto fjalë: Ky produkt nuk është i padëmshëm dhe përmban nikotinë, e cila krijon varësi. Të përdoret vetëm nga të rritur!

Fjalia në fakt duhet të ishte kështu: Ky produkt është i dëmshëm për shëndetin dhe përmban nikotinë, lëndë që krijon varësi. E ndaluar rreptësisht që të përdoret nga persona nën 18 vjeç! Por nuk është shkruar kështu dhe kompania vazhdon e qetë punën pa u shqetësuar as nga institucionet që duhet të merren me këto rregullime. Ligji thotë qartë që ndalohet sponsorizimi në median e shkruar, në programe radiofonikë apo dhe televizive.

IQOS, hija e një mashtrimi kriminal

Në fillim duhani konsumohej pa filtrim. Më pas u shpik filtri. Pas filtrit, si alternativë shpëtuese, dolën cigaret elektronike me shije të ndryshme. Vitet e fundit po qarkullon produkti IQOS, që nuk e djeg, por ngroh fijet e duhanit në atë masë sa të çlirojnë nikotinën.

Të gjitha këto nuk i reduktuan pasojat fatale në shëndetin e duhanpirësve dhe rrjedhimisht vdekjet për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga pirja e duhanit. Madje studimet po tregojnë se cigaret elektronike kanë pasoja edhe më fatale se sa cigaret tradicionale.

Në çdo tre persona që pinë duhan, dy humbasin jetën prej tij. Në Mal të Zi, 39 % të vdekjeve shkaktohen nga duhani. Në botë vdesin çdo vit mbi 8 milionë njerëz për shkak të duhanit. Mjekët dhe organizatat për mbrojtjen e shëndetit vijojnë të japin alarmin për pasojat. Qeveritë kanë shtuar masat. Disa vende kanë nisur të ndalojnë pirjen e duhanit edhe në plazhe.

Duke mashtruar në mënyrë kriminale, IQOS paraqitet si një zbulim revolucionar që redukton dëmet nga duhani, pasi duke mos djegur, shmang ekspozimin ndaj mijëra kimikateve që çlirohen me tymin. IQOS nisi të përhapej në Shqipëri kur nuk lejohej ende që të shitej në SHBA dhe në një kohë kur autoritetet botërore shëndetësore nuk e klasifikonin si një shpëtim për duhanpirësit, por me pasoja të rënda për shëndetin.

Po si qëndron e vërteta?

Me ashpërsimin e luftës kundër duhanit, rritjen e taksave dhe reduktimin e hapësirave ku lejohet konsumimi, kompanitë e duhanit gjejnë rrugë të reja për parandaluar uljen e numrit të duhanpirësve dhe për rrjedhojë fitimet e tyre nga ky biznes.

IQOS është krijuar nga Philip Morris International (PMI), ku si degë bijë në Shqipëri ka Philip Morris Albania, me drejtor një personazh të quajtur Lorent Gordi, i cili çuditërisht ende nuk është arrestuar për mashtrim masiv kriminal me pasoja të pallogaritshme.

Lorent Gordi ka deklaruar se “Këto alternativa ulin me mesatarisht 95% nivelin e kimikateve të dëmshme krahasuar me ato që gjenden në tymin e cigareve dhe kjo sjell përmirësim në jetën e duhanpirësit dhe rrjedhimisht sjell një përmirësim për të gjithë shëndetin publik”.

Pohimet të tilla kriminale janë të papranueshme edhe nga vetë Philip Morris International, kompani e cila ka financuar studime për produktin, studime të cilat kanë dalë në përfundimin se IQOS dëmton mushkëritë po aq cigarja me djegie.

IQOS ndalohet në SHBA

Komisioni Amerikan i Tregtisë Ndërkombëtare vendosur disa muaj më parë se Philip Morris International duhet të ndalojë shitjen dhe importimin e pajisjes së duhanit IQOS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri në vitin 2020, Administrata e Ushqimeve dhe Barnave në SHBA nuk e kishte lejuar IQOS që të tregtohej në SHBA pasi nuk i njihte pretendimet për zvogëlimin e efekteve të konsumimit të duhanit.

Në vitin 2020, FDA e lejoi IQOS, duke e konsideruar IQOS si një “produkt duhani me rrezik të modifikuar”. Pra një produkt gjithsesi i rrezikshëm për shëndetin, por me rrezik të modifikuar. Administrata e Ushqimeve dhe Barnave në SHBA nuk konfirmon IQOS si një shpëtim si kanakari i Philip Morris në Shqipëri Lorent Gordi.

Megjithatë, një vit pasi FDA dha autorizimin që IQOS të futej në SHBA, Komisioni Amerikan i Tregtisë Ndërkombëtare vendosi ndalimin për arsye të patentës.

Instituti i Shëndetin në Holandë: IQOS është i dëmshëm për shëndetin

Ndërsa autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri lejojnë propagandën për IQOS, Instituti Kombëtar i Holandës për Shëndetin Publik dhe Mjedisin ka arritur në përfundimin se IQOS është i dëmshëm për shëndetin, por ndoshta më pak i dëmshëm se pirja e cigareve të duhanit. Pra, sipas autoriteteve, IQOS iu çon gjithsesi drejt vdekjes së ngadaltë, por meqenëse shmang djegien, mund të jetë më pak i dëmshëm se sa cigaret e duhanit.

/Prapaskena.com

 

Etiketa: IQOSISHPshkelje ligji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

ISHP: 5,000 gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri; Rastet rriten me 23% në një dekadë

13:16 : 07/10/2025
AKTUALITET

Zgjidhet drejtoresha e re e ISHP-së/ EMRI

13:25 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Kujdes nga produktet me plumb”, alarmi i ISHP: Dëme të parikthyeshme te fëmijët

15:37 : 16/09/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Vapa përvëluese, ISHP: Kujdes gjatë orëve të mesditës për shkak të goditjes nga i nxehti

17:11 : 11/06/2025
AKTUALITET

ISHP: 17 fëmijë të infektuar me salmonelë në kopshtin e Gramshit

11:10 : 26/05/2025
Para

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Rrogozhinë

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com