Reperi Stresi ka treguar së fundmi për takimin me Jozin, i cili u bë viral në rrjet, duke sqaruar se situata mes tyre mund të ishte tensionuar, por u menaxhua me qetësi.
Sipas rrëfimit të tij për Prive, të dy janë ndodhur në të njëjtin koncert dhe më pas janë takuar në lagjen ku banon Jozi.
“Kemi qenë mirë, kemi pasur ato mosmarrëveshjet tona. Kemi ndaluar bash në zonën e tij me pi diçka dhe aty u takuam. Jo se na ndaloi dikush,” u shpreh Stresi.
Ai shtoi se fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa incidente, pasi situata mund të kishte marrë përmasa të tjera.
“Shyqyr Zotit që nuk ka ndodhur një përplasje fizike, se sot duhet të jesh edhe strateg. Duhet me ditë me fol, me shtru situatën, me qetësu. Ata ishin një grup i madh njerëzish.”
Sipas tij, biseda është zhvilluar privatisht dhe të dy kanë vendosur të mbyllin kapitullin mes tyre, pa e lënë çështjen të degradojë.
“Kemi folur veçmas dhe e kemi lënë atë muhabet aty. Nga diçka që mund të ishte bërë shumë e madhe, e qetësuam. Jam pak kopil me mendje, s’mundesh me më pa në situata që ia kemi bërë të tjerëve,” u shpreh reperi, duke lënë të nënkuptohet se ka zgjedhur arsyen në vend të konfliktit.














