• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Paga minimale 500 euro’/ Ana tjetër e medaljes së premtimit bosh të Ramës

14:38 : 05/11/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE
Foto ilustruese

Foto ilustruese

“Paga minimale është dyfishuar. Në hyrje të vitit që po troket do të jetë 500 euro, s’kemi pse të mos e pranojmë”, deklaroi Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, tetor 2025.

Deklarata u bë në një dalje publike, ku ministrja theksoi se rritja e pagës minimale është një prej arritjeve kryesore të qeverisë, duke e konsideruar si tregues të suksesit ekonomik të vendit.

Ana tjetër e medaljes

Por të dhënat më të fundit të Eurostat (korrik 2025), tregojnë se paga minimale në Shqipëri është rreth 408 euro (45,540 lekë). Pavarësisht rritjeve graduale të dekadës së fundit, vendi mbetet i fundit në rajon dhe në Evropë, si në vlerë nominale, ashtu edhe në standardin e fuqisë blerëse.

Burimi: Eurostat

Mali i Zi mban vendin e parë me 670 euro, më tej vjen Serbia me 618 euro dhe Maqedonia e Veriut me 584 euro.

Lexo edhe:

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

Po ashtu, sipas Eurostat, paga minimale në vendet e BE-së varion nga 551 € në muaj në Bullgari deri në 2 704 € në muaj në Luksemburg.

Edhe kur merret në konsideratë fuqia blerëse, Shqipëria renditet e fundit në Evropë. Çmimet e ushqimeve, energjisë dhe qirave janë ndër më të lartat në rajon, ndërsa të ardhurat minimale nuk mjaftojnë për të përballuar kostot bazë të jetesës.

Kjo tregon se “dyfishimi” i pagës minimale, ndonëse real në terma nominalë (nga 24 mijë lekë në 2015 në 45,540 lekë në 2025), nuk përkthehet në përmirësim real të standardit të jetesës.

Propagandë dhe premtim i përsëritur

Deklarata e ministres vjen disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku paga minimale u përdor si kartë elektorale.

Në nisje të fushatës, kryeministri Edi Rama kishte shpallur premtimin për rritjen e pagës minimale në 500 euro, që sipas tij do të miratohej në qershor të 2025 dhe do të hynte në fuqi nga janari 2026.

“Në qershor do ta bëjmë pagën minimale 500 euro dhe do të hyjë në efekt nga janari i 2026-ës,”  deklaroi Rama në prill 2025, pak para zgjedhjeve, duke shtuar se kjo rritje nuk do të rëndonte mbi biznesin.

Por një verifikim i Faktoje tregoi se vendimi për rritjen e pagës minimale nuk u miratua në qershor sikurse u premtua.

Kjo nuk ishte hera e parë që rritja e pagës minimale përdorej si mjet propagande. Edhe në zgjedhjet vendore të 2023, kryeministri premtoi se paga minimale do të shkonte në 450 euro, premtim që nuk u mbajt.

Përfundim

Është e vërtetë që paga minimale në Shqipëri është dyfishuar nominalisht në dekadën e fundit,  nga 24 mijë lekë në 2015 në mbi 45 mijë lekë në 2025. Por kjo rritje nuk ka ndryshuar renditjen e vendit, i cili vijon të mbetet i fundit në rajon dhe në Evropë, si për nivelin e pagës minimale, ashtu edhe për fuqinë blerëse.

Nisur nga këto të dhëna, deklaratën e ministres Delina Ibrahimaj, do ta kategorizojmë si gjysmë të vërtetë. /Faktoje.al

Etiketa: Edi Ramapaga minimale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

Korrupsioni dhe pabarazia ekonomike, “Diella” e Ramës nuk e zbardh dot faqen e qeverisë

TË GJITHA

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom