• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Presion dhe ofendime”, Spahia: Si socialistët kaluan me shpejtësi ligjin e Barazisë Gjinore

14:30 : 04/11/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, Bardh Spahia, ka reaguar pas kalimit të projektligjit për barazinë gjinore, me votat e maxhorancës.

Në një deklaratë për mediat, Spahia tha se mbledhja kishte në rend dite shqyrtimin në parim dhe nen për nen të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, ‘Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik’”.

Sipas tij, ndonëse komisioni kishte nisur punimet me kuorumin e nevojshëm, përfaqësuesit e mazhorancës socialiste kërkuan të ndryshohej rendi i ditës për të shtuar për shqyrtim projektligjin “Për Barazinë Gjinore”.

Spahia thotë se pas debateve të shumta, ka pranuar të vendosë kërkesën e tyre në votim, por kjo e fundit u rrëzua. Ai shton se menjëherë pas këtij momenti, përfaqësuesit e mazhorancës u larguan nga mbledhja, duke tentuar të bllokojnë punën e komisionit.

Sipas Spahisë, deputetë socialistë ushtruan presion dhe përdorën gjuhë intimidimi ndaj përfaqësuesve të së njëjtës forcë politike dhe ndaj përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim që të pengonin zhvillimin normal të mbledhjes.

Lexo edhe:

“Onkologjiku, pasqyra e dështimit të qeverisë”, Spahia: Mocion me debat në Kuvend për ilaçet e skaduara

“Legen”/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë

Sipas Spahisë ky projektligj është kundër interesit të shqiptarëve pasi qëllimisht kërkon të ndryshojë konceptin bazë të shoqërisë dhe familjes tradicionale, duke shkatërruar binaritetin e dy gjinive bazë.

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë!

Sot Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale u përball me një situatë të paprecedentë në historinë e këtij komisioni. Mbledhja e Komisionit ashtu sic ishte parashikuar në kalendarin e mbledhjeve kishte në rend dite, shqyrtimin në parim dhe nen për nen i projektligjit “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, të ndryshuar.

Ndonëse mbledhja e komisionit ishte hapur më herët, duke patur kuorumin e nevojshëm të anëtarëve të saj, përfaqësuesit e maxhorancës socialiste kërkuan ndryshimi i axhendës së mbledhjes për të shtuar për shqyrtim projektligjin e Barazisë Gjinore.

Pas debateve dhe diskutimeve të shumta për ndryshimin e rendit të ditës, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit pranova kërkesën e anëtarëve socialistë për ta hedhur në votë shtimin në rend dite të projektligjit për Barazinë Gjinore, kërkesë që u rrëzua me votë.

Është sa absurd aq dhe qesharake një situatë e tillë, ku përfaqësuesit dhe iniciatorët bojkotojnë dhe tentojnë ta bllokojnë mbledhjen e komisionit pasi propozimi i tyre nuk u miratua me votë.

Kjo është një sjellje e papranueshme në asnjë Parlament, e për më tepër në parlamentin e një vendi që aspiron dhe përgatitet për tu anëtarësuar në familjen Evropiane. Është po aq e patolerueshme gjuha që disa deputetë socialstë dhe intimidimi që ato ushtruan ndaj përfaqësuesve të së njëjtës familje politike socialiste, me qëllim për të penguar mbarëvatjen konform rregullores së Kuvendit të punës së komisionit në interes të qytetarëve shqiptarë.
Në mënyrë të orkestruar anëtarët e maxhorancës socialiste duke mos patur numrat, tentuan të bllokojnë zhvillimin e punës së komisionit dhe të ushtronin presion politik ndaj përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo sjellje e mazhorancës socialiste është në vazhdën e refuzimit dhe minimizimit të hapsirës së opozitës në kuvend. Në shkleje të kushtetutës dhe cdo rregullorje, që nga nisja e sesionit parlamentar janë refuzuar interpelanca, mocione me debat, propozime per ndryshime ne ligje si dhe komisone hetimore.

Të nderuar qytetarë!

Zanafilla e kësaj situate është urgjenca për të kaluar projektligjin e shumë debatueshëm të “Barazisë Gjinore” i cili hap rrugën lejimit të vetë-identifikimit dhe njohjes të më shumë së dy gjinive duke shkatërruar bazat e familjes shqiptare.

Ky projektligj në gjykimin tonë dhe në gjykimin e shumicës dërrmuese të qytetarëve është kundër interesit të shqiptarëve pasi qëllimisht kërkon të ndryshojë konceptin bazë të shoqërisë sonë, familjes tradicionale e përbërë nga bashkimi natyror midis një burri dhe një gruaje, duke shkatërruar binaritetin e dy gjinive bazë, në mënyrë që të hapë rrugën njohjes nëpërmjet vetë-identifikimit, më shumë se dy gjinive.

Kujtojmë që maxhoranca socialiste refuzoi njohjen me ligj të dy gjinive burrë e grua. Votat kundër në projektligjin e Partisë Demokratike, ku propozohej kodifikimi i qartë në ligjin për Gjëndjen Civile të dy gjinive nëpërmjet shtesës me dispozitë ligjore të posaçme për “gjininë biologjikisht të pandryshuar”, ku theksohej se gjinia femër ose mashkull që me aktin e lindjes nuk mund të tjetërsohej apo ndryshohej gjatë gjithë jetës.

Ndaj edhe sot për këto qëllime, por edhe me tentativën për ta kaluar pa vëmendje u synua forcërisht miratimi i projektligjit.

Qartësisht, dita-ditës, po vërtetohet se kjo maxhorancë nuk drejtohet nga interesi më i lartë i qytetarëve, për mbrojten dhe fuqizimin e bazës së shoqërisë sonë, familjes, por i shërben agjendave të qarta UOKISTE, të lëvizjeve liberale të majta që duan ta shkatërrojnë shoqërinë tonë.

Etiketa: bardh spahiakomisioni i shndetesise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Onkologjiku, pasqyra e dështimit të qeverisë”, Spahia: Mocion me debat në Kuvend për ilaçet e skaduara

14:44 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Legen”/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë

15:19 : 12/07/2025
AKTUALITET

Seancë në GJKKO për Bardh Spahinë, dëshmon kallëzuesi: Më shkarkoi me postë

10:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Shëndetësia falas” mashtrim! Bardh Spahia: Spitali Rajonal i Shkodrës pa rezonancë magnetike

17:38 : 30/04/2025
AKTUALITET

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Bardh Spahiajt

10:35 : 02/04/2025
AKTUALITET

SPAK e dërgoi në gjyq/ Reagon Bardh Spahia: Akuzë qesharake! Synohet dëmtimi i PD-së

22:34 : 26/02/2025
Para

SHEIN përballet me hetime pas shitjes së produkteve p*rnografike për fëmijë

TË GJITHA

Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës

21:48 : 04/11/2025

Lubonja: Balluku e pandehur për korrupsion politik, qeveria ka rënë moralisht

21:27 : 04/11/2025

Burri dhunon gruan dhe e lë 5 ditë në koma në shtëpi pa bukë e ilaçe, ndërron jetë në spital

21:20 : 04/11/2025

Gara për Bashkinë e New York! 5 pyetjet kryesore rreth Ditës së Zgjedhjeve

21:12 : 04/11/2025

Vajza 3-vjeçare detyrohet të qëndrojë 7 orë në Bashki për takime me babanë dhunues

21:00 : 04/11/2025

Zvarritja në gjykatë lë pa shtëpi 30 familjet krutane, Apeli mban pezull procesin ndaj Nikolin Lleshit

20:48 : 04/11/2025

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

20:47 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com