Një automjet tip Ford me targa AB 324 CI i drejtuar nga një 40 vjeçare duke udhëtuar në daljen jugore të Lushnjes ka goditur një tufë me bagëti.
Si pasojë e goditjes disa bagëti të imëta kanë ngordhur ndërsa mjeti ka pësuar dëme materjale.
Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar dhe po kështu edhe bariu nuk ka qenë në rrugë në momentin e përplasjes.
	    	













