• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Balluku “zonja” nr 136  bën Ramën nr 137…

16:16 : 01/11/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Janë bërë si të burgosurit pa emër. Qeveria duket si një institucion i vuajtjes së dënimeve, si 313, 302, 325. Thjesht një numër. Balluku, Zonja nr 136  Rama zotëria nr….

Zyrtarisht e pandehur. Njoftimi u bë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 , bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024,  për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Dhe kjo është deri në këtë fazë të hetimit saktëson akuza. Duket se për hetimin po shfaqet dritë në fund të tunelit të Llogarasë, ndërsa për ministren ka gjithnjë e më shumë errësirë.

Lexo edhe:

Balluku e pandehur nga SPAK, Lala: Po hetohet edhe për dosje të tjera

Balluku e pandehur, analisti: S’mund të vijojë të drejtojë ministrinë me buxhetin më të madh në vend

197 milion euro, herën e dytë nga 140 të parën. Mjaftojnë të dhënat për të mësuar se korrupsioni ka duart e gjata. Dhe akuzat në thellimin e hetimeve do të jenë më tepër. Këtu sigurisht është hetimi pasuror. Pastrim të produkteve të veprës penale. A do të ketë emra të tjerë në bashkëpunim?!

Eshtë thuajse e pamundur të shamngësh kryeministrin Edi Rama. Po përsëritet inceneratori. Aty Rama kishte firmosur kompaninë fantazme Struktura e Posaçme dështoi hetinin dhe nuk ngriti akuzë organizatë kriminale dhe nuk thirri për dëshmi KM firmëtar.

A do të ndodhë përsëri?!

Dyshoj.

Infrastruktura edhe energjia kanë marrë miliarda euro dhe abuzimet janë tej imagjinatës. Shumë të pandehur mliarda euro. Këto veprime i ekzekuton vetëm një organizatë kriminale. Prova e fakte ka me thes.  Mos mendoni se edhe këtu do të akuzojnë Lefter Kokën e të rrëshkasin matanë. Tuneli i Llogarasë është firmosur në Turqi Aty ku Rama e Balluku u takuan me biznesmenët turq më pas të shpallur fitues në Tiranë. Aeroporti i Vlorës është zyrtarisht në hetim. Termocentralet bangladeshit të energjisë sërish në hetim. Rruga koncension Thumanë Kashar në hetim. Është rruga e Arbërit mbi gjysëm miliard dollarë. Nuk është Belinda Ballku e vetme kjo dosje. Është fasoneria e Edi Ramës. Me porosi. Një ministër shprehej mes miqsh para pak kohësh.. “Ju kujtoni se ne bëjmë namin. Po nuk japim dot as një tender edhe 1 milionë euro pa e ditur Ai dhe pa qenë i kënaqur Ai..” Ndaj prokurorët nuk e mbyllin dot dosjen “Balluku”  pa marrë në pyetje KM.

A mund të pendohet zonja nr 136?!

Vështirë. Thuajse e pamundur. Ajo mund të kërcënojë. Shefin e saj dhe emra të tjerë prodhues të rrezikut burg për të sipas provave penale që kanë. Përpjekja e parë ishte dje. Me kurthin e tentuar kur motra e saj, Pamela Qirko, shkoi gjoja si avokate pa një dokument të prezantuar si e tillë. Ndonëse ende ka një marrëdhënie me funskionet publike. Aq më tepër si ish-drejtuese e vetingut të Shkallës së Parë për tre vite. Si pothuaj Gjyqtare, siç ishte statusi vlerësuesve, ka qenë në trupën e marrjes së vendimit për prokurorin Dritan Prençi. Përgjimet, telefonat e zbërthyer nëpër aplikacione, duke shtuar enkriptimet nga sky-enchro të aktorëve në hetim, sjellin fakte dhe emra të tjerë të rëndësishëm në këto dosje. Masë.sigurie duhet për shumë arsye. Standard dhe ekspozim ndsj cënimit të sigurisë së hetimit e provave. Trafiku i drogës ka fashikujt e tij po rreth episodeve. Shumë investime publike janë përdorur për të pastruar paratë e kokainës. Hetimet për zonjën me procedim nr 136, do të kenë fraksione të tjera. Deri një ditë të afërt. Kur ne do të marrim vesh se punët hetimore për t’u zbardhur plotësisht, do të mbërrijnë.te zotëria KM nr 137…apo..Struktura e Posaçme e ka thyer mitin se nuk ka të pandehur ngaqë janë në detyrë qeveritare të lartë. E nisën me Veliajn, Ballukun. Ndaj Rama nuk do të gjendet i befasuar. Fundja ai vetë e di. Ndaj ka nisur një punë të re. Për çdo rast te ketë një shteg. Ka marrë rrugët si zëdhënës i Soros nëpër Evropë. Përpjekjet e prodhimit të kaosit politik për mandat presidenti 7 vjeçar, përkon ndoshta me ujdi senati për shpërblime përjetësie politike. Një model Erdogan. Sepse edhe tuneli i Llogarasë një deputet “erdogan” kishte fitues. Opozita duhet ta nxitojë e jo ta vonojë shkërmoqjen e tij. Opozita duhet të jetë frika e tij, jo supi i mbështetjes së tij. Paratë e dështuara për lobim amerikan, sepse atje ia kanë prerë dritat,  ai do t’i harxhojë për rrëmujë të brendshme politike. Dhe shit-blerjet në pazarin tonë shkrepin shpesh. Ka jo pak opozitarë me lugë gati për çorbën e tij. Por Rama do të jetë i pandehur. As Rama nuk e ndalon dot këtë fat të gatuar prej atij vetë..

Etiketa: Basir Çollakubelinda ballukuqeveriatuneli i llogarase

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku e pandehur nga SPAK, Lala: Po hetohet edhe për dosje të tjera

21:34 : 31/10/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur, analisti: S’mund të vijojë të drejtojë ministrinë me buxhetin më të madh në vend

21:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Është absurde që Belinda Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur/ Bardhi: Vodhi 50 milionë euro te Tuneli i Llogarasë! Duhet të shkarkohet

19:24 : 31/10/2025
Para

Shijak/ Dhunoi mjekun në qendrën shëndetësore, arrestohet 49-vjeçari

TË GJITHA

Zjarr në një rrjet dyqanesh në Meksikë, humbin jetën 23 persona (VIDEO)

10:18 : 02/11/2025

Malaj vlerëson figurën e Fatos Nanos: U fokusua tek paqja sociale, i dha hapësirë edhe përfaqësimit të opozitës!

09:56 : 02/11/2025

Qëllohet për vdekje një person në Kosovë, policia arreston autorin

09:36 : 02/11/2025

Trump paralajmëron Nigerinë: Do të hyjmë me armë, nëse nuk ndalni terrorin ndaj të krishterëve

09:28 : 02/11/2025

U vra me 6 plumba nga djali i xhaxhait, del foto e 36-vjeçarit Dalan Alliaj

09:12 : 02/11/2025

Homazhet për Fatos Nanon/ Bashkëshortja fjalim lamtumire, ceremonia e varrimit në Sharrë

09:05 : 02/11/2025

Britani e Madhe/ Sulm me thikë në një tren, 10 të plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë

08:51 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com