SPAK, përmes një fletëthirrjeje të dytë, i ka kërkuar zv.kryeministres Belinda Ballku që mesditën e sotme të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme e shoqëruar nga avokati.
Nuk dihet nëse do të shkojë apo jo, por ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u paraqit të hënën në ambientet e SPAK-ut, ku ishte thirrur për t’u njohur me akuzën zyrtare ndaj saj. Ajo u justifikua me nje vizite zyrtare në Bukuresht.
Por prokurori Dritan Prençi dërgoi një fletëthirrje të re në adresën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Në këtë thirrje të dytë, Balluku njoftohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme ditën e premte, e shoqëruar nga avokati i saj mbrojtës.
Prokurori i kujton se, në rast se ajo nuk paraqitet vullnetarisht, do të merren masa për shoqërimin e saj të detyruar pranë SPAKut.
Belinda Balluku është nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”.
 
	    	















