Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private. Në ngjarje janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”.
Si pasojë e përplasjes, raportohet për një person të lënduar.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.














