• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkohet ripyetja e Alibej, avokatët duan në gjyq të dashurat e Dumanit. Ja lista e dëshmitarëve

11:43 : 28/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një kërkesë e re e depozituar nga avokati Gentian Romano, që përfaqëson të pandehurin Henrik Hoxhaj, synon ripyetjen e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej.

Henrik Hoxhaj ka qenë krahu kryesor i Nuredin Dumanit në kryerjen e vrasjeve me pagesë në segmentin rrugor Durrës, Rrogozhinë, Tiranë, Elbasan.

Vetë Henrik Hoxhaj në seancën e sotme ishte paraqitur me një patericë, ndërsa me vete kishte marrë dhe një palë tespihe ngjyrë bezhë, të cilat i tunde gjatë gjithë kohës që fliste avokati i tij, Gentian Romano.

Siç u parashtrua nga avokatët në sallën e gjyqit, gjykata, në seancën e parë ka marrë vendim për  mbylljen e fazës procedurale të pyetjes së Erjon Alibej.

Por sipas avokatit Romano, ezaurimi i plotë i pyetjes së tij nuk është kryer dhe në kushtet kur kanë lindur pyetje të tjera dhe prova të reja, duhet të ripyetet për disa momente të tjera.

Lexo edhe:

Dumani në Kuvend: Në 2024 janë sekuestruar 65.5 milionë euro nga asetet kriminale

Erion Alibej: Armët për vrasjet i merrja te një hoxhë

Romano dhe avokatia Elda Zotaj, kanë kërkuar që gjykata të revokojë vendimin e marrë një seancë më parë, duke lejuar vijimin e marrjes në pyetje të bashkëpunëtorit të prokurorisë, Erjon Alibej.

Veç kësaj kërkese dy avokatët e mësipërm shpalosën para gjykatës një listë të personave që duhet të thirren si dëshmitarë në këtë proces gjyqësor me qëllim qartësimin e ngjarjeve dhe momenteve episodike të ngjarjeve kriminale.

Kështu dy avokatët Romano dhe Zotaj kërkuan që në gjykatë të thirren si dëshmitarë personat si më poshtë vijon:

Megi Skëndaj alias Kila, ish-shoqe e Erjon Alibej,  Dervish Hasi alias “Hoxha”  ku grupi herë pas herë blinte armët, Elton Roci alias “Fat Katnari” njeriu që ka nxjerë në pritë Arjan Spahiu në Belgjikë,  Nazmi Shuli ish-shef policie në komisariatin e Durrësit, Aleksandër Baho shok i Erjon Alibej ku grupi blinte armët, Fatmir Troplini, djali i Xhevdet Troplinit, Arben Spahiu kunati i Erjon Alibej, Arsen Preçi “postieri” i Erjon Alibej, Pëllumb Baho babai i Sandër Bahos, Oltion Fernuti “Pilo”, Bujar Gërmizi i “forti” i Kukësit, Agim Karabashi alias “Baca” që ka strehuar Dumanin në Gjilan të Kosovës, Agim Gjini,  Shaban Zeqiri, Dashnor Dumani vëllai i Nuredin Dumanit, Talo Çela, dy të dashurat e Dumanit, Gela Kanina dhe Mirjetë Hajdini, Altin Skëndaj, Erion Nikolla, Kamer Mehja, Flobenc Meçja, Genc Tafili, Leonard Dumi, Lorenc alias Florenc Çapja, ish-polici Leonard Palushi, Irfan Idrizi, Artur Hoxhosmani nga Burreli i arrestuar nga SPAK për trafik droge, punonjësi i policisë Krenar Guçe, ish drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Leonard Dallkja, avokati Demir Ciftja, Ilir Lloshi alias “Licja” anëtar i grupit “Çopja”, drejtori i krimeve të rënda, Neritan Nallbati.

Nga ana tjetër prokurorja e çështjes Doloreza Musabelliu, kërkoi mos pranimin e kërkesës së avokatëve, pasi shumë dëshmitarë nuk kanë asnjë lidhje me rrethanat dhe faktet e ndodhjes së krimeve të rënda.

“…Duhet të qartësohet kërkesa dhe të jepet me shkrim në mënyrë që dhe ne si përfaqësues të akuzës, të japim argumentet tona me shkrim për cilindo dëshmitar që kërkohet të thirret në gjyq…”- tha prokurorja.

Pas kësaj, gjykata e kryesuar nga Engjëllushe Tahiri u tërhoq për vendim dhe momentalisht pritet vendimi për pranimin ose jo të vendimit. /SYRI TV

Etiketa: Erion AlibejHenrik HoxhajNuredin Dumani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dumani në Kuvend: Në 2024 janë sekuestruar 65.5 milionë euro nga asetet kriminale

17:02 : 27/10/2025
AKTUALITET

Erion Alibej: Armët për vrasjet i merrja te një hoxhë

13:34 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Erjon Alibej: Jam pjesëmarrës në 6 vrasje! Financova ekzekutimin e Dorjan Shkozës

11:54 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Për vrasjen e Talos bëja pakt edhe me Djallin”/ Erion Alibej: Suel Çela fshihet në Peqin

17:46 : 30/09/2025
AKTUALITET

Alibej tregon rolin e Xhuliano Hoxhës në vrasjen e Emiljano Ramazanit: Dumanit i çova pagesën 80-85 mijë euro

11:51 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Erjon Alibej rrëfen detajet e vrasjeve të Ramazanit dhe Runajt: U konsultova me Nuredinin

11:42 : 30/09/2025
Para

FOTO/ Kush është 17-vjeçari që u përplas nga 'Porsche' kur po vinte me motor nga puna si kamarier

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com