“El Clasico” e parë e sezonit është fituar nga Real Madrid. “Los Blancos” triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Barcelonës në shtëpi, në duelin e vlefshëm për javën e 10-të në La Liga.
Të tre golat e takimit u shënuan në pjesën e parë. Madrilenët kaluan në avantazh në minutën e 22-të, me Kylian Mbappe, i cili shënoi i vetëm me portierin.
Barcelona barazoi shifrat 1-1, në minutën e 38-të, kur Fermin Lopez gjeti rrugën e rrjetës, pas një asisti të marrë nga Rashford. Gafë e Guler në prapavijë, që u shfrytëzua në maksimum nga miqtë.
Në minutën e 43-të, ishte Bellingham që shënoi golin e avantazhit 2-1, pas një pasimi të marrë në zonë.
Në fraksionin e dytë, Reali shpërdoroi edhe një penallti, me gjuajtjen e Mbappe që u ndal nga portieri katalanas.
Me këtë sukses, Reali shkëputet në krye me 27 pikë, ndërsa Barcelona mban vednin e dytë me 22 pikë të grumbulluara.














