Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi të hënën, për të diskutuar zhvillimet më të fundit rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Lajmi është bërë i ditur nga Burhanettin Duran, drejtori i komunikimit i presidencës turke, në një postim në platformën X.
“Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Ankara më 27 tetor 2025, në përgjigje të ftesës së Presidentit tonë të nderuar.
Gjatë bisedimeve, përveç marrëdhënieve strategjike midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të bazuara në një aleancë të ngushtë, do të diskutohen edhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare,” – shkruan Duran.
Vizita e Starmer në Ankara vjen në një moment të ndjeshëm për rajonin, mes tensioneve në Lindjen e Mesme dhe përpjekjeve të Turqisë për të forcuar rolin e saj diplomatik.














