• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ironia tragjike e aeroportit të Vlorës

09:39 : 22/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Verën e vitit të kaluar mediat amerikane transmetuan gjerësisht një video vireale. Pamjet e marra nga kamera e një banese tregonin dy hajdutë duke u përleshur fizikisht për të grabitur pakon e sapodorëzuar në oborrin e një familje.

Ajo që po ndodh në aeroportin e Vlorës është praktikisht e njëjta gjë, vetëm se në një formë më të sofistikuar. Këtu plaçkitësit nuk përleshen për të vjedhur pakot me rroba apo parfumet që blihen online, por përleshen për aksione të cilat vlejnë qindra milionë euro. Dhe këtë e bëjnë publikisht, pa asnjë fije turpi.

Supozoni për një moment sikur “Porch Pirates” në SHBA të luftonin në media apo madje të akuzonin njëri tjetrin nëpër gjyqe për pakot, që grabisin në oborret e familjeve amerikane. Dhe pyetja që lind natyrshëm është se ku e gjejnë kurajon plaçkitësit të përleshen publikisht për plaçkën që u kanë grabitur shqiptarëve.

Lexo edhe:

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga drejtimi i Aleancës Kosova e Re, emërohet pasuesi i përkohshëm

Këtu shpjegimi është pak kompleks dhe lidhet me filozofinë se si qeveriset Shqipëria. Në 13 vite të keqqeverisjes socialiste Shqipëria është shndërruar në një vend, i cili e ka asgjësuar totalisht konkurrencën në çdo sektor të jetës publike.

Fjala vjen, emërimet në punë nuk bëhen falë meritës profesionale, por falë patronazhimit politik. Tenderat publikë nuk fitohen falë konkurrencës mes bizneseve, por falë lidhjeve të tyre me qeverinë. Asetet publike nuk shpërndahen nga konkurrenca, por nga kryeministri që ha qofte në veranda. E kështu me radhë.

Ndaj, ekonomia shqiptare sot ka vetëm një sektor kompetitiv, i cili gëlon nga konkurrenca. Ky është hajdutëria, të cilin kryeministri e përkufizon si fenomenin e ngrënies së mollëve dhe kumbullave pas shpinës së tij. Hajdutët u përleshën publikisht për plaçkën e vjedhur tek inceneratorët dhe tani po përleshen publikisht dhe gjyqeve për plaçkën e vjedhur të aeroportit. Sepse aeroporti i Vlorës është një aferë, që tashmë i ka dalë tymi i vjedhjes deri në Stamboll.

Së pari, është aferë në aspektin procedurial. Në momentin kur Belinda Balluku hodhi firmën që miratoi shitjen e aksioneve nga turqit e Yda Group tek Behgjet Pacolli, tenderi i aeroportit të Vlorës u rrëzua. Sepse turqit ishin të vetmit në konsorciumin fitues, të cilët plotësonin kriteret e ekspertizës. Kjo e shndërroi të gjithë tenderin në një procedurë fiktive të manipuluar, pasi kriteri i ekspertizës në menaxhimin e aeroporteve ka penguar shumë kompani të tjera, që të garonin dhe të ofronin çmime më të volitshme për qytetarët shqiptarë.

Së dyti, është aferë në aspektin kontraktual. Përpara Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit, qeveria shqiptare tentoi të afronte një grup me tre kompani të mëdha turke për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Cengiz, Kaylon dhe Kolin negociuan për disa muaj me qeverinë shqiptare, por oferta u tyre u refuzua nga Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj. Arsyeja e refuzimit ishte sepse turqit kërkuan 120 milionë euro garanci trafiku. Por më vonë, qeveria shqiptare pranoi ofertën e Pacollit dhe Ademit me 140 milionë euro garanci trafiku.

Çfarë do të thotë kjo? Që Aeroporti i Vlorës është praktikisht një biznes me risk zero për kompanitë ndërtuese. Sipas planit të biznesit, ndërtimi i aeroportit do të kushtojë rreth 100 milionë euro. Ndërkohë kompanitë ndërtuese kanë të garantuara 140 milionë euro arkëtime për 10 vitet e para, edhe sikur mbi aeroportin e Vlorës të mos fluturojë asnjë avion. Nëse nuk ka avionë ka para nga buxheti i shtetit. Kjo është garancia e trafikut.

Behgjet Pacolli, i cili nuk ka turp të grindet publikisht për plaçkën e grabitur, sigurisht që nuk ka se si të ketë turp kur thotë se qytetarët shqiptare nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për ndërtimin e Aeroportit. Por këtë e thotë vetëm publikisht. Sepse në privat thotë që nuk ka shtënë në dorë askund një kontratë aq të mirë sa ajo e aeroportit të Vlorës, ku fitohen para të sigurta edhe duke mos bërë asgjë.

Problemi tani është se Behgjeti u bë aq tahmaqar saqë nuk po lëshon pjesën që pati rënë dakord kur i patën dhënë tenderin. Kaq është i gjithë konflikti i aeroportit të Vlorës. Ato historitë me agjentë rusë dhë kinezë janë thjesht garnitura pikante e m*tit që ka plasur në Vlorë. Por ironia në Aeroportin e Vlorës është e madhe dhe shumë tragjike.

Plaçkitësit zihen gjyqeve për të ndarë plaçkën e vjedhur, kurse interesi publik ka mbetur jetim dhe të plaçkiturit, që janë qytetarët, rrinë të heshtur./kapitali.al

Etiketa: aeroporti i vloresbehgjet pacollibelinda ballukuEdi RamaValon Ademi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

22:47 : 23/10/2025
RAJONI

Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga drejtimi i Aleancës Kosova e Re, emërohet pasuesi i përkohshëm

22:05 : 23/10/2025
AKTUALITET

BKT si përmbarues i qeverisë/ Kontrata koncesionare i jep fuqi të ndryshojë pronarin e Aeroportit të Vlorës

21:30 : 23/10/2025
AKTUALITET

Afera e Aeroportit të Vlorës, Berisha: Dy ministra refuzuan, Lubi Balluku firmosi

20:38 : 23/10/2025
AKTUALITET

Përplasja për aksionet e aeroportit/ Pacolli ia kalon fajin noteres: Ka bërë deklarime të pavërteta!

19:12 : 23/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
Para

Kurti shpreh gatishmëri që Kosova t’i strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Britania

TË GJITHA

‘Forbes’: Diella, risi apo eksperiment i rrezikshëm dhe teatër politik

09:22 : 24/10/2025

Në kërkim nga Kosova për kultivim droge, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

09:13 : 24/10/2025

Reshjet e shiut dhe era e fortë rrëzojnë pemën, bllokohet rruga në Shkodër

09:04 : 24/10/2025

Akuza për korrupsion në zgjedhje, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

08:56 : 24/10/2025

Rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, problem me qarkullimin e mjeteve

08:48 : 24/10/2025

Luftëanije, avionë luftarakë dhe CIA, cili është qëllimi i Trump në Venezuelë? BBC zbulon fotot e dyshimta

08:41 : 24/10/2025

Donald Trump pezullon të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë

08:32 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com