• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: Mazhoranca po cënon integritetin e Gjykatës Kushtetuese për të kontrolluar pushtetin

11:58 : 21/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Medias dhe të Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe 35-vjetorit të krijimit të Komisionit të Venecias.

Duke folur në panelin kushtuar drejtësisë kushtetuese, Tabaku ka theksuar rëndësinë e ekuilibrit mes vullnetit politik dhe kontrollit juridik, duke e cilësuar këtë si “shtyllën themelore të çdo demokracie moderne”.

Sa i përket moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Tabaku tha se ato kanë prodhuar shpesh edhe krizat politike.

“Fatkeqësisht, me gjithë reformën në drejtësi, kemi parë që Parlamenti dhe qeveria jo rrallë kanë refuzuar të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Shpesh, krizat tona politike kanë qenë produkt i mungesës së respektit ndaj vendimeve të saj, e rrjedhimisht ndaj vetë Kushtetutës”, tha Tabaku.

Ajo mori si shembull edhe rastin e deputetes Olta Xhaçka. Sipas Tabakut, mazhoranca jo vetëm shkeli ligjin, por goditi vetë rendin kushtetues dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia.

Lexo edhe:

Sadushi “pranon” dështimin në Reformën e Drejtësisë: Procesi është ngadalësuar nga mungesa e vullnetit

Kur drejtësia kthehet në inkuizicion, nuk duhen më avokatët

“Parlamenti hodhi në koshin e harresës një vendim të prerë të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetes Xhaçka, duke u angazhuar në një sërë manovrash dhe akrobacish ligjore për t’iu shmangur zbatimit të vendimit. Kjo nuk qe vetëm shkelje ligji, por goditje ndaj vetë rendit kushtetues dhe besimit të qytetarëve tek drejtësia. Por jo vetëm kaq. Detyra e Gjykatës Kushtetuese nuk është të merret vetëm me konfliktet tona politike. Ajo ka për mision të mbrojë tri vlera themelore: shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, tha Tabaku.

Tabaku theksoi se shumica politike ka zgjedhur rrugën e forcës dhe se mazhoranca ka vijuar përpjekjet për të ndikuar mbi përbërjen dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese.

“Por ajo që është edhe më shqetësuese është fakti se, ndonëse juristët dhe konstitucionalistët shqiptarë e dinë mirë rrugën e duhur, shumica politike zgjedh rrugën e forcës. Ajo e konsideron pushtetin si diçka që duhet zgjeruar përmes kontrollit, e jo forcuar përmes ekuilibrit.

Kështu, siç po shohim edhe këto javë, përpjekjet për të ndikuar mbi përbërjen dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese vazhdojnë. Ndërprerja e mandatit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese që ka përfaqësuar vendimet e minorancës është ndërhyrje e hapur në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese.

Sa herë që vendimet pritet të jenë të rëndësishme, nis presioni për ndryshime, për ndërprerje mandati apo për delegjitimim të institucioneve që nuk i shërbejnë shumicës. Ky instrumentalizim dhe kjo politikë e dy standardeve përbëjnë sot rrezikun më të madh për drejtësinë kushtetuese. Sepse sa herë që shumica ka frikë nga drejtësia, kërkon t’i heqë shtyllën kurrizore Gjykatës Kushtetuese.

Ndërprerja e mandateve kushtetuese, mosrespektimi i hierarkisë institucionale për dekretet e Presidentit, apo refuzimi për të zbatuar vendime të qarta të Gjykatës janë shembuj të qartë të kësaj logjike të rrezikshme”, tha Tabaku.

Etiketa: Jorida Tabakureforma ne drejtesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sadushi “pranon” dështimin në Reformën e Drejtësisë: Procesi është ngadalësuar nga mungesa e vullnetit

11:41 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kur drejtësia kthehet në inkuizicion, nuk duhen më avokatët

21:01 : 19/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Korporata e Investimeve, porta e pasme e pushtetit për pasurimin me pronat publike

10:59 : 19/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Rritja e pensioneve, një mashtrim i radhës nga socialistët

11:27 : 17/10/2025
AKTUALITET

Tabaku mban fjalim në Dhomën e Lordëve: Ekonomia shqiptare është kapur nga interesat dhe paratë e pista

16:32 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Minatorët kërkojnë dinjitet, jo lëmoshë”/ Tabaku: Pushteti u përgjigjet me dhunë policore

10:15 : 14/10/2025
Para

Pse nuk u ndalua bojkoti i seancave pas lirimit të Ulian Bajramit? Reagon kreu i Dhomës së Avokatisë

TË GJITHA

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

22:13 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com