• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pastruan 1.25 mln euro, GJKKO dënon me 22 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës dhe 3 të tjerët

12:43 : 20/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

GJKKO ka dënuar me rreth 22 vite burg 4 të pandehurit Besjan Ramaj, Leonard Ramaj, Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi, ish-drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit, të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Të katërt u shpallën të pafajshëm për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”.

Konkretisht, Besjan Ramaj u dënua me 10 vite burg, i reduktuar përfundimisht në 6 vite e 8 muaj; Leonard Ramaj u dënua me 7 vite e 6 muaj burg, i reduktuar në 5 vite për të njëjtën vepër penale; Ardjan Malasi mori një dënim prej 9 vitesh, i reduktuar përfundimisht në 6 vite burg. Ndërsa ish drejtoresha e Kadastrës në Durrësit, Rajmonda Dashi u dënua me 7 vite, por pas uljes për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar është 4 vite e 8 muaj, me pezullim të ekzekutimit dhe vendosje në provë për 3 vite.

Gjykata vendosi gjithashtu sekuestrimin e disa pajisjeve elektronike, dokumenteve dhe shumave të parave, të cilat konsiderohen prova materiale në këtë çështje. Disa prej tyre do t’u kthehen të pandehurve dhe një pale të tretë, ndërsa pjesa tjetër do të qëndrojë në fashikullin gjyqësor si prova.

  • Pastrimi i 1.25 milionë eurove

Ardian Malasi rezulton ortak dhe administrator i shoqërisë ‘Ledio 04’ dhe person i afërt me vëllezërit Ramaj. Këta të fundit janë dënuar në vitin 2021 nga autoritetet belge për vepra penale të lidhura me fushën e narkotikëve. Besjan Ramaj rezulton të jetë dënuar për vepra të njëjta penale edhe në vitin 2012, nga autoritetet e drejtësisë norvegjeze.

Lexo edhe:

SHBA godet një varkë tjetër në brigjet e Venezuelës, vriten 6 të dyshuar për trafik droge

EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Itali, 10 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Përgjimet, kodet dhe skema

Referuar hetimeve të kryera nga SPAK, për 13 vite nga viti 2010 deri në 2023, vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj së bashku me të njohurin e tyre Ardjan Malasin, kanë investuar në pasuri të paluajtshme në vendin tonë, kanë kryer shitblerje dhe transferime pronësish e veprime financiare fiktive me qëllim pastrimin e të ardhurave. Sakaq, ata janë ndihmuar prej ish drejtores së Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi që prej vitit 2018.

Prokuroria e Posaçme zbuloi se shuma e përgjithshme e pastrimit të parave të  përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar është 1,250,000 euro dhe 9,000,000 lekë. Paratë e aktiviteteve kriminale të vëllezërve Ramaj, jepeshin në dorë tek firma ‘Ledio 04’ me administrator Ardjan Malasin në Shqipëri e cila i investonte në pasuri të paluajtshme.

“1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 18, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Besjan Ramaj, Leonard Ramaj, Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 65, datë 17.10.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besjan Ramaj për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 vite burgim.

2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Besjan Ramaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal.

3. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Besjan Ramaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim.

4. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Ramaj për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 7 vite e 6 muaj burgim.

6. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Leonard Ramaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal.

7. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Leonard Ramaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 vite burgim.

8. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Malasi për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 9 vite burgim.

10. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ardjan Malasi për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal.

11. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ardjan Malasi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.

12. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Dashi për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vite burgim.

14. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Rajmonda Dashi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

15. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën Rajmonda Dashi, për një periudhë kohe prej 3 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

16. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale deklarohet heqja e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurës Rajmonda Dashi me anë të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

17. Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale provat materiale si: aparat telefonik celular i markës “Nokia”, model “3310 TA-1006”, me kartë sim të kompanisë “Vodafone” me numër serial ****, sekuestruar shtetasit Ardjan Malasi; Aparat telefonik celular i markës “iPhone X”, me kartë sim të kompanisë “One” me numër serial ****, sekuestruar shtetasit Ardjan Malasi; Aparat telefonik celular i markës “iPhone 13”, sekuestruar shtetases Rajmonda Dashi; Njësi kompjuterike sekuestruar në zyrën e shoqërisë “Ledio 04” me numër serial **** dhe shuma e parave prej 2095 euro dhe 239500 lekësh sekuestruar në automjetin e të pandehurit Ardjan Malasi.

18. Qëndrimin në fashikull të provave materiale: DVD me të dhënat e përftuara nga akti i ekspertimit nr. 49 datë 28.03.2024; USB e markës “Verbatim” me të dhënat e përftuara nga akti i ekspertimit nr. 55 datë 03.04.2024; Hard disk i jashtëm markës “Verbatim” me të dhënat e përftuara nga akti i ekspertimit nr. 184; Fotokopje e regjistrit noterial me mbishkrimin në kapakun me ngjyrë vishnje, noter L.M. Në faqen e parë të regjistrit noterial fillon me aktin noterial nr. **** rep. Nr. ****kol. datë 13.06.2023 dhe veprimi i fundit noterial është me nr. **** rep. datë 05.10.2023, gjithsej 78 fletë, sekuestruar shtetasit L.M, me procesverbalin e datës 09.11.2023; Dokumentave të sekuestruara në datën 26.10.2023 nga numri Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al 1 deri në numrin rendor 31 sekuestruar në banesën e të pandehurit Ardjan Malasi; Dokumentave të sekuestruara në datën 26.10.2023 nga numri 2 deri në numrin rendor 7 sekuestruar në banesën e të pandehurës Rajmonda Dashi.

19. Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “ç” të K.Pr.Penale kthimin e provave materiale të pandehurve: Njësi qëndrore e markës “Dell”, me Service tag ****, Express Service Code ****, sekuestruar shtetasit L.M me proceverbalin e datës

09.11.2023. nëntë 9 (nëntë) regjistra noterial sekuestruar shtetasit L.M, me proceverbalin e datës 09.11.2023, shtetasit L.M. Një çantë krahu lëkure me rrip, me ngjyrë blu e errët, me mbishkrimin “ARMANI JEANS”, sekuestruar shtetasit Ardjan Malasi. Pasaportë shqiptare e shtetases Rajmonda Dashi me nr. ****.

20. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

21. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.”– thuhet në njoftim.

Etiketa: besjan ramajleonard ramajpastrim parashRajmonda Dashitrafik droge

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA godet një varkë tjetër në brigjet e Venezuelës, vriten 6 të dyshuar për trafik droge

10:24 : 15/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Itali, 10 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Përgjimet, kodet dhe skema

14:54 : 10/10/2025
AKTUALITET

Goditet banda e narkotrafikantëve në Itali, kapen 6 mln € kokainë, në pranga 13 shqiptarë/ EMRAT

15:08 : 05/10/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Franca për trafik droge, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

13:46 : 05/10/2025
AKTUALITET

U kapën duke trafikuar mbi 17 kg kokainë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

16:36 : 03/10/2025
AKTUALITET

Trafik droge midis Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë, goditen 4 banda kriminale

20:44 : 02/10/2025
Para

Fatos Nano në gjendje të rëndë në reanimacion prej 11 ditësh

TË GJITHA

La Repubblica: Qendra për emigrantët në Shqipëri, mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025

OKB rikthehet te Kosova, çfarë pritet nesër në Këshillin e Sigurimit

18:49 : 20/10/2025

“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim

18:33 : 20/10/2025

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

18:22 : 20/10/2025

U kap duke shitur drogë, arrestohet shqiptar pa leje qëndrimi në Itali

18:13 : 20/10/2025

Vesa publikon FOTOT nga momentet intime me Mirlind Dakun

18:10 : 20/10/2025

Stoku i dosjeve, KLP: Duhet të rritet numri i prokurorëve në Shqipëri

17:56 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com