Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka hedhur kritika në Komisionin e Ligjeve lidhur me politizimin e administratës publike dhe moszbatimin e vendimeve gjyqësore për rikthimin në punë të punonjësve të pushuar padrejtësisht.
Gjate raportimit të Komisioneres për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, deputeti demokrat përmendi edhe institucionet publike që janë jashtë mbikëqyrjes së drejtpërdrejtë të sistemit të nëpunësit civil, duke u ndalur tek OSHEE, ku dy ditë më parë SPAK ushtroi kontrolle në zyra dhe shtepine e administratorit te OSHEE, Enea Karakaçi.
“Për fatin e kryetarëve të bashkisë që ju merreni me ata që janë me status të nëpunësit civile, se po të shkoni në Ujësjellësa, në OSHEE, në këto ish komunale, se kur vajti SPAK atje u drejtuan tek banka se nuk e dinin nga i vini lekët”, tha Korreshi.
Po ashtu Korreshi ngriti shqetësimin për mungesën e përgjegjësisë ndaj kryetarëve të bashkive që refuzojnë të zbatojnë vendimet e gjykatave dhe shkelin ligjin mbi statusin e nëpunësit civil.
Në fund, Korreshi e mbylli me një pyetje ironike: “Më thuaj, ka mbetur ndonjë demokrat në administratë publike?”
Fjala e Korreshit:
“Dua që për një moment të jesh e sinqertë, pyetje ime është ka rezultuar ndonjë nëpunës civil që nuk e ka teserën e PS? E them këtë se nëse ka shpëtuar ndonjë ne duhet tja japim teserën dhe nuk e zhbëjmë dot.
Së dyti, lidhur me vendimin e gjykatës për rikthim në punë, duke qenë se shoku Ulsi e donte shkurt, sa kemi nga ato që marrin rroga dhe nuk i ktheni në punë, se nuk do kryetari i bashkisë?
Unë ju rikujtoj se nga drejtësia eficente, drejtpërdrejt vajza e hallës time e fitoi gjyqin për rikthim në punë, por kishte ndërruar jetë kur i erdhi vendimi gjyqësor. E them këtë se mos na ndodh ndonjë rast tjetër.
Ju thatë në raportimin tuaj një rast që ne shkojmë, e konstatojmë të paligjshme, për fatin e kryetarëve të bashkisë që ju merreni me ata që janë me status të nëpunësit civile, se po të shkoni në Ujësjellësa, në OSHEE, në këto ish komunale, se kur vajti SPAK atje u drejtuan tek banka se nuk e dinin nga i vini lekët, ku konstatoni që është marrë në mënyrë të paligjshme, e ka shbërë atë vendim që thatë ju dhe nga ana tjetër, ca ndodh me këtë kryetar bashkie, ca i bëni apo thjesht e konstatoni. Ca merr ky kryetar, ka marrë ndonjë gjobë, ndonjë karton të verdhë apo e ka bërë këtë dhe po bën prapë edhe këtë tjetrën.
Më qafsh mua, ka mbetur ndonjë demokrat më në ndonjë administratë publike?”