• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, foli mbi refuzimin e mazhorancës për të futur në rend dite dhe për të miratuar rezolutën që njeh dhe dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Duke folur në Syri TV, Shehu u shpreh se nuk është hera e parë që qeveria Rama e rrëzon këtë rezolutë, duke vepruar në përputhje të plotë me deklaratat e presidentit serb Vuçiç dhe duke injoruar thirrjen e Kuvendit të Kosovës për miratimin e një rezolute binjake nga Shqipëria.

Shehu theksoi se mazhoranca jo vetëm e refuzon rezolutën, por as nuk pranon ta fusë në rendin e ditës, duke treguar një vullnet të qartë politik për të mos pranuar gjenocidin serb dhe për të mos mbështetur përpjekjet e Kosovës për drejtësi ndërkombëtare.

Ai e cilësoi këtë qasje si një tradhti ndaj interesit kombëtar, duke akuzuar qeverinë Rama se i jep përparësi marrëdhënieve me Serbinë në dëm të raporteve strategjike me Kosovën.

Sipas Shehut, Shqipëria ka detyrimin historik, politik dhe moral të ndërkombëtarizojë gjenocidin serb në Kosovë, duke e çuar çështjen përpara gjykatave ndërkombëtare një gjë që Kosova nuk mund ta bëjë vetë për shkak të mosanëtarësimit në OKB.

Lexo edhe:

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

Ai paralajmëroi se duke refuzuar këtë rezolutë, mazhoranca shqiptare po vendos interesat e Vuçiçit mbi të vërtetën historike dhe mbi viktimat e gjenocidit, duke përsëritur gabimet e kaluara, përfshirë edhe deformimin e rezolutës për Srebrenicën.

Deklarata:

Nuk është hera e parë që ndodh, kjo mazhorancë të njëjtën rezolutë e rrëzoi. Këtë herë e rrëzoi sërish, duke mos pranuar as ta fusë në rendin e ditës dhe as ta sjellë në Parlament. Këtë rezolutë unë e shoh shumë të rëndësishme për të vërtetën historike, për konkluzionet dhe problemet e sotme. Është një rezolutë që është në vazhdim të rezolutës së Kuvendit të Kosovës, të miratuar pak vite më parë. Kuvend i cili i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të miratojë një rezolutë. Është një rezolutë binjake me rezolutën e Kuvendit të Kosovës, i cili njeh dhe dënon gjenocidin serb në Kosovë në ato vite.

Pra, është një rezolutë që lidhet me fakte, prova. Po të lexosh tekstin, ka një rreshtim të gjatë provash dhe faktesh të këtij gjenocidi, ku kërkohet që Kuvendi i Shqipërisë ta njohë këtë gjenocid, kërkon të dënohet dhe, më e rëndësishmja, është që kërkon t’i bëjë thirrje dhe t’i kërkojë qeverisë shqiptare që të ndërkombëtarizojë gjenocidin serb në Kosovë pranë gjykatave ndërkombëtare, gjë që Kosova nuk e bën dot si pasojë e mosqenies pjesë e OKB-së.

Është detyra e qeverisë shqiptare të asistojë qeverinë e Kosovës në ndërkombëtarizimin e këtij problemi, krimi monstruoz. Jo thjesht për të dënuar krimin, por për të vendosur të vërtetën në vend. Ashtu si Gjykata Ndërkombëtare njohu dhe dënoi gjenocidin serb në Srebrenicë, gjë të cilën ky Parlament shqiptar nuk e kaloi kur ne paraqitëm rezolutën e parë, por kaloi një material të deformuar për atë problem. Kuvendi i Shqipërisë duhet vënë në lëvizje.

Shkaku publik që dhanë ata është qesharak. Dëgjova Ballën kur tha se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një rezolutë 26 vjet më parë nuk është e vërtetë. Kjo bëhet me frymën e rezolutës së Kuvendit të Kosovës, që është miratuar vetëm 3–4 vite më parë. Shkaku i vërtetë është te deklarata që bëri Vuçiç, ku tha se është i bindur që të gjitha parlamentet e vendeve mike nuk do të miratojnë rezoluta të ngjashme dhe këtu e kishte me Parlamentin e Shqipërisë, i cili duhet të ishte vendi më aktiv, më i interesuar në dënimin e atij gjenocidi. Sepse Kosova, kosovarët janë shqiptarë.

Këtu nuk është çështje miqësie mes Ramës dhe Vuçiçit; këtu kemi një politikë të Ramës, e cila vendos prioritare marrëdhënien Shqipëri–Serbi ndaj marrëdhënieve Shqipëri–Kosovë. Me të vërtetë është historike: sakrifikon të vërtetën historike në funksion të marrëdhënies Shqipëri–Serbi, dhe ky është problem. Ne me Serbinë mund të kemi marrëdhënie shtetërore normale, por nuk mund të kalohet një cak dhe marrëdhëniet Shqipëri–Kosovë nuk mund të jenë në varësi të marrëdhënieve me Serbinë. Prioritare, strategjike për ne janë marrëdhëniet me Kosovën, për të rikrijuar atë rol që Shqipëria ka pasur deri në vitin 2013 rolin lider në rajon për stabilitet dhe integrimin rajonal në BE. Rol të cilin vendi ynë e humbi që nga viti 2014, duke ia kaluar Vuçiçit.

Etiketa: Ramatritan shehuVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

20:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025
AKTUALITET

BIRN: Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë

18:23 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Numrin ia mora mikut tonë të përbashkët Vuçiç”, Noka zbardh mesazhin e Ramës për Sinisha Mihajloviç

12:28 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
AKTUALITET

Begaj, nuk është për tu hequr, por për tu përqeshur

18:07 : 15/10/2025
Para

Grabitësit u maskuan si punëtorë/ Si i shpëtoi vjedhjes në Muzeun e Luvrit diamanti i “mallkuar” 140 karatësh

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

22:57 : 19/10/2025

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

22:45 : 19/10/2025

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë dhe Fier

22:32 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025

Grabitja e bizhuterive, Macron: Do t’i gjejmë veprat e vjedhura, autorët do të përballen me drejtësinë

21:38 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com