• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA revokon vizat për të huajt që u gëzuan për vdekjen e Charlie Kirk

20:16 : 15/10/2025
në BOTA

Administrata Trump ka revokuar vizat e të paktën gjashtë shtetasve të huaj, për komentet që kanë bërë në rrjetet sociale në lidhje me vrasjen e aktivistit të djathtë, Charlie Kirk.

Në një postim në platformën X, Departamenti i Shtetit tha se SHBA-të nuk mirëpresin të huaj, që urojnë vdekje të amerikanëve. “Shtetet e Bashkuara nuk kanë detyrim të strehojnë të huaj, që urojnë vdekjen e amerikanëve”.

Postimi i DASH përfshin pamje të gjashtë komenteve në rrjete sociale, ku disa persona shfaqnin gëzim për vdekjen e Kirk në muajin shtator. Departamenti i Shtetit shtoi se priten edhe anulime të tjera vizash.

Charlie Kirk, një aleat i ngushtë i presidentit Donald Trump, u vra me armë më 10 shtator gjatë një aktiviteti në Universitetin e Utah-ut. Ai ishte 31 vjeç dhe i njohur si udhëheqës i organizatës konservatore “Turning Point USA”, që synonte mobilizimin e të rinjve republikanë.

Kirk shpesh ishte në qendër të polemikave për deklaratat e tij mbi racën, krimin dhe liritë civile, të cilat u cilësuan nga kritikët si “raciste dhe nxitëse të urrejtjes”.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Sipas Departamentit të Shtetit, personave që iu revokua viza, ishin nga Argjentina, Afrika e Jugut, Meksika, Brazili, Gjermania dhe Paraguaji.

Njëri prej tyre, shtetasi jug-afrikan Nhlamulo Baloyi, konfirmoi për mediat si “Reuters” dhe “Washington Post” se viza e tij e biznesit ishte revokuar, pasi kishte shkruar një nga postimet, e përfshira në listë.

Revokimi i vizave u shpall të njëjtën ditë kur presidenti Trump i ndau Charlie Kirk pas vdekjes, “Medaljen Presidenciale të Lirisë”. Trump e cilësoi atë si një dëshmor dhe fajësoi radikalët e majtë, për vrasjen.

I dyshuari për vrasjen, 22-vjeçari Tyler Robinson, u arrestua dy ditë pas ngjarjes dhe është akuzuar për vrasje të rëndë.

Aadministrata Trump ka zgjeruar kontrollin e rrjeteve sociale gjatë procesit të aplikimit për vizë dhe ka anuluar mijëra viza studentore, si pjesë e një fushate më të gjerë të ashpërsimit të kushteve të imigracionit.

Departamenti i Shtetit deklaroi se mbi 6,000 viza studentore janë revokuar këtë vit, shumica për shkelje si dhunë fizike, ecje me makinë në gjendje të dehur, vjedhje dhe “mbështetje për terrorizmin”.

Megjithatë, nuk është sqaruar se çfarë nënkuptohet me “mbështetje për terrorizmin”, ndonëse administrata Trump, dyshohet se ka shënjestruar edhe studentë, që kanë protestuar në mbështetje të Palestinës.

/Burimi: BBC

Etiketa: Charlie KirkgezuankomentuanrevokonSHBAte huajtvdekjenvizat

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
BOTA

“Të mos isha unë, do kalbeshe në burg”, detaje nga biseda telefonike e tensionuar mes Trump dhe Netanyahut

11:57 : 02/06/2026
Para

Këshilli i Ministrave merr vendimin: Disa shërbime në e-Albania do të jenë me pagesë

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom