Janë zbardhur emrat e 10 të arrestuarve që ranë në prangat e policisë ditën e djeshme në Elbasan në kuadër të një operacioni të befasishëm.
Të arrestuarit akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim me forcë ndaj punonjësve të policisë.
Mësohet se në pranga kanë rëne:
- Endri Doda
- Ervin Cani
- Akil Kërtusha
- Blerim Heta
- Bujar Muça, ish-kandidat për deputet
- Maksim Suci alias Lika
- Stefan Mehmeti
- Ergys Tusha
- Jurgers Mullahi
- Hanson Mullahi
Operacioni u zhvillua në një nga lokalet e njohura të qytetit ne segmentin rrugor Elbasan Ish-Metalurgji dhe ka qenë rezultat i një hetimi të përqendruar mbi aktivitetin kriminal dhe posedimin e armëve pa leje.
Tre armë janë sekuestrua nga policia, ndërkohë raportohet se një armë e katërt është larguar nga vendngjarja.