Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi ish-presidentin Barack Obama për nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit në vitin 2015, duke e quajtur atë një “katastrofë”.
Sakaq gjatë fjalës së tij në parlamentin izraeli, Trump u shpreh i hapur se SHBA mund të negociojë në të ardhmen me Iranin për programin bërthamor. “Megjithatë, edhe për Iranin, regjimi i të cilit ka shkaktuar kaq shumë vdekje në Lindjen e Mesme, dora e miqësisë dhe bashkëpunimit është e hapur. Ata duan të bëjnë një marrëveshje.Do të shohim nëse mund të bëjmë diçka”, tha Trump.
Bëhet me dije se deklarata e Donald Trump u prit me heshtje nga ligjvënësit izraelitë.