Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Çiflig të Lushnjës, ku një furgon me turistë polakë është përmbysur në një kanal anës rrugës, teksa udhëtonte drejt qytetit të Beratit.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga.
Në furgon ndodheshin gjashtë persona, katër prej të cilëve janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.
Sipas raportimeve të para drejtuesi i furgonit është në gjendje më të rëndë.