• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

REL: Zgjedhjet lokale në Kosovë – të gjitha partitë “fituan dhe humbën”

08:24 : 13/10/2025
në RAJONI

Në zgjedhjet lokale në Kosovë, më 12 tetor, qytetarët i shpërndanë pushtetet lokale në mënyrë të tillë që të mos ketë fitues apo humbës absolutë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 21 komuna, gara zgjedhore përfundoi në rundin e parë, ndërsa në 17 të tjera do të zhvillohet balotazh.

Analisti Artan Muhaxhiri vlerëson se që në rundin e parë të zgjedhjeve, secila parti shënoi sukseset dhe dështimet.

“Pra, ka komuna ku [partitë] kanë pasur rezultate më të mira se që i kanë parashikuar. Por, ka edhe komuna në të cilat kanë dështuar, edhe pse kanë pritur rezulate më të mira. Kjo vlen për të gjitha partitë”, thekson Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se qytetarët, në përgjithësi, e qartësuan trendin e ndëshkimit të improvizimeve nga ana e partive. Por, shton se në mesin e partive që garuan, nuk ka humbës ose fitues absolutë.

Lexo edhe:

LDK shpall fitoren, Abdixhiku: Tre komuna të fituara në raund të parë, prijmë në 12 të tjera

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kush po kryeson në komunat me shumicë serbe?

Kush humbi e kush fitoi?

Muhaxhiri thotë se në garën ndërmjet partive politike më 12 tetor, beteja kryesore ishte ajo për Prishtinën.

“Në të kanë dështuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, por edhe PDK-ja, pasi që LDK-ja, si rrallëherë më parë, ka pasur kandidaturë problematike të Përarim Ramës, me shumë projekte të parealizuara gjatë mandatit të kaluar dhe me fushatë premtimesh të përsëritura”, thotë Muhaxhiri.

Besar Gërgi, nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GSLP), shpreh mendimin se “në vija të trasha, vërehet rënie e përkrahjes së përgjithshme për Lëvizjen Vetëvendosje, në nivel vendi”.

Kjo rënie e përkrahjes, sipas tij, është më e dukshme në Prishtinë, edhe pse Vetëvendosje e siguroi garën në balotazh.

“Ka pasur pritje që do të ketë një rënie [të përkrahjes për LVV-në] deri diku, por jo mbase në këtë shkallë që ka ndodhur, saqë LDK-ja të dalë e para në këtë komunë. Kjo mund të cilësohet, mbase, si befasia më e madhe e kësaj gare”, thotë Gërgi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 12 tetorit, nuk kanë prodhuar ndryshime rrënjësore të balancave ndërmjet partive, sa i përket numrit të komunave që kanë fituar.

Gërgi vlerëson se edhe gara për të parin e komunës në Mitrovicën e Jugut, ndërmjet PDK-së dhe LVV-së, është mjaft befasuese për faktin se do të vazhdohet në balotazh.

Por, sipas Muhaxhirit, balotazhi në këtë komunë nënkupton një lloj humbjejeje për LVV-në.

“Është pritur një fitore pa balotazh e [Faton] Pecit [kandidat i LVV-së]. Kjo do të jetë një humbje për LVV-në, sepse në raport me investimet tejet të mëdha që i ka bërë në këtë fushatë, ky rezultat nuk do të duhej të ishte aspak i kënaqshëm”, thekson Muhaxhiri.

Ai vlerëson se LVV-ja, në përgjithësi, mund të shihet si humbëse relative e zgjedhjeve të 12 tetorit, por jo e vetmja.

“Rezultati i saj nëpër komuna është në mospërputhje të madhe me dominimin elektoral, të cilin ajo e pretendon se ende e mban në shkallë vendi. PDK-ja e ka ruajtur udhëheqjen në komunat ku ka qeverisur, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj. Mirëpo, pikëpyetje të mëdha paraqesin rezultatet në Prishtinë dhe Drenas”, thotë Muhaxhiri.

Në Prishtinë, PDK-ja u radhit e treta në garë, ndërsa në Drenas ajo humbi garën nga Lista e Ramiz Lladrovcit.

Muhaxhiri vlerëson se LDK-ja mund ta ketë si “shpërblim ngushëllues” udhëheqjen në rundin e parë në Prishtinë dhe Pejë, por, sipas tij, në komunat tjera të mëdha është kryesisht e treta në garë.

AAK-ja, shton ai, u fokusua në komunat ku ka udhëhequr edhe më parë dhe ka arritur sukses relativ, por pa bërë përparim në ndodnjë komunë tjetër.

Balotazhi do t’i “zhbëjë” vijat e kuqe

Gara ndërmjet partive politike do të vazhdojë në 17 komuna, në të cilat askush nga kandidatët për kryetarë nuk arriti të siguronte mbi 50 për qind të votave.

Faktin që në këtë numër komunash askush nuk ka arritur të fitojë në rundin e parë, Gërgi e sheh si trend pozitiv dhe të shëndetshëm për demokracinë e vendit.

Sipas tij, praktikat nga garat me balotazh në të kaluarën kanë treguar se fitorja në rundin e parë për një kandidat të një partie, nuk e garanton fitoren edhe në rundin e dytë.

Razultatet e garave në balotazh, siç thotë Gërgi, janë të paparashikueshme, veçanërisht në rrethanat politike në të cilat gjendet Kosova, ku partitë politike, pa përfunduar ende zgjedhjet lokale, llogarsin mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Pra, po shkojmë drejt një situate, ku interesat e partive në nivel qendror, në nivel Kuvendi, gërshetohen me interesat e partive në nivel lokal. Jo gjithmonë këto domosdo përputhen”, thotë Gërgi.

Muhaxhiri nuk i përjashton marrëveshjet e partive politike për garën në balotazh.

Ai thotë se një nga shembujt praktikë është edhe gara e vitit 2021 për të parin e Gjilanit, kur LVV-ja u mbështet nga PDK-ja, me të cilën më pas krijoi koalicion.

“Besoj që veçanërisht Lëvizja Vetëvendosje është në pozitë të vështirë. Pra, mendoj se do t’i zhbëjë të gjitha ‘vijat e kuqe’ dhe do të bëjë çmos që të fitojë sa më shumë komuna në balotazh, sepse ky do të jetë edhe një test për zgjedhjet qendrore”, thotë Muhaxhiri.

Sipas tij, edhe LDK-ja gjendet në pozitë të vështirë dhe mund të kërkojë mbështetje apo koalicione nga partitë tjera për komunat ku garon në balotazh. Ndërsa PDK-në, ai e sheh në situatë më komode.

Nga komunat me shumicë serbe, vetëm Kllokoti do të ketë rund të dytë zgjedhjesh. Në nëntë komunat tjera fitoi Lista Serbe.

Balotazhin në Kllokot, Gërgi e sheh si zhvillim pozitiv për vetë komunitetin serb.

“Tashmë, pas Kuvendit, edhe në nivel lokal po bëhet një lloj pluralizimi politik”, thotë ai, duke shtuar se nuk mund të ketë demokraci të shëndetshme në një mjedis ku një kandidat merr mbi 70 ose 80 për qind të votave, sikurse janë rastet në Zveçan, Zubin Potok apo Leposaviq.

Për Muhaxhirin, rezultati i zgjedhjeve në komunat veriore, por edhe në pjesën jugore të Kosovës, ku fitoi Lista Serbe, ka qenë lehtësisht i parashikueshëm.

“Investimet e mëdha shtetërore të Serbisë, në kombinim me strategjinë e gabuar institucionale të Kosovës, e mobilizuan elektoratin e serbëve kosovarë dhe i rikthyen në pushtet katër kryetarët e Listës Serbe në veri të Kosovës, por edhe në pjesët tjera”, thotë Muhaxhiri.

Ai shton se tashmë ekzistojnë parakushte për beteja të vazhdueshme ndërmjet kryetarëve të komunave me shumicë serbe nga radhët e Listës Serbe, si dhe nivelit qendror qeverisës.

Kjo, sipas tij, do të shkaktojë humbje të madhe energjish politike dhe do të krijojë potencial të madh destabilizues.

Në zgjedhjet e 12 tetorit votuan 39.58 për qind e mbi 2 milion qytetarëve me të drejtë vote.

Në zgjdhjet lokale të vitit 2021 votuan rreth 43 për qind e rreth 1.7 milion qytetarëve me të drejtë vote.

Rënia në përqindje e daljes së qytetarëve në zgjedhje lokale, sipas njohësve të zhvillimeve politike, është rezultat i mungesës së alternativave për zgjedhje, si dhe i fushatës jo të mirë të kandidatëve në garë për kryetarë komunash dhe anëtarë asamblesh komunale.

Gjithashtu, rënia e përqindjes së votuesve, sipas tyre, lidhet edhe me pakënaqësitë ndaj bllokadës disamuajshe të konstituimit të Kuvendit, si dhe mungësës së Qeverisë me mandat të plotë./REL

Etiketa: kosovezgjedhje lokale

Lajme të lidhura

RAJONI

LDK shpall fitoren, Abdixhiku: Tre komuna të fituara në raund të parë, prijmë në 12 të tjera

22:16 : 12/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kush po kryeson në komunat me shumicë serbe?

21:37 : 12/10/2025
RAJONI

Kosovë/ KQZ publikon shifrat zyrtare: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale është 39.07%

20:24 : 12/10/2025
RAJONI

Nis numërimi në Kosovë/ Reagon Albin Kurti: Komisionerët të ruajnë votat!

20:13 : 12/10/2025
RAJONI

“Exit poll-et” për zgjedhjet në Kosovë/ Prishtina shkon në balotazh, dështon ish-ministrja e Edi Ramës

19:26 : 12/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Nis mbyllja e qendrave të votimit, pjesëmarrja deri në orën 18:00 rreth 33%

19:17 : 12/10/2025
Para

E pazakontë në Gjakovë, ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale

TË GJITHA

Berisha kundër mazhorancës për Avokatin e Popullit: Rama i pangopur, ta hedhin kandidaturën në votim!

13:19 : 13/10/2025

Padi për shpifje/ Gjykata dhe Prokuroria i “thyejnë hundët” mashtruesit të ilaçeve, Nadir Çausholli

13:11 : 13/10/2025

Theu masën e sigurisë, bie në pranga 44-vjeçari në Lushnjë

13:09 : 13/10/2025

Deklaratat e Von der Leyen, Berisha: Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për integrimin në BE

13:04 : 13/10/2025

Lirohen dhjetëra pengje palestinezë, autobusi mbërrin në Gaza

12:53 : 13/10/2025

Gjyqtari kushtetues/ Konflikti Sadushi-Llagami dërgohet për kompetencë në Gjykatën Kushtetuese

12:48 : 13/10/2025

“Partizani”/ Shtyhet seanca në GJKKO, Malltezi: SPAK po mbron hajdutët, jo pronarët legjitimë!

12:41 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com