Ishte fëmijë, kur mësuesi Klement Kanaj u diagnostikua me diabet. Trajtimi i gjatë në kohë i sëmundjes, dhe menaxhimit të nivelit të sheqerit në gjak, dekada më vonë i shfaqi probleme edhe me shikimin, duke i formuar enë të reja të gjakut në retinë.
“Në moshën 9 vjeçare u diagnostikova me diabet, po bëj gati 40 vite që mjekohem me insulinë. Koha e gjatë e trajtimit, mungesa e njohurive, dhe e mjeteve të kontrollit asaj kohe, bënë që të dëmtohej retina. Ka qenë para nja 10 vitesh, pasi u çova nga gjumi pash ca njolla të errëta që më pengonin shikimin.”-tregon ai.
Patologjitë që ulin shikimin janë të shumta, por, dy veçojnë mjekët endokrinolog si më të njohurat tek njerzit retinopatinë diabetike, dhe Edema Makulare. Ato ndodhin kryesisht si pasojë e diabetit të pakontrolluar dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shikimin.
“Me mbi 100 mijë persona te zbuluar e trajtuar per Diabet Mellitus në vendin tonë dhe me gati 30% te tyre te prekur nga Retinopatia Diabetike, 5% nga Edema Makulare dhe gati 1000 te verbuar si pasoje e nderlikimeve okulare te tij, Diabeti eshte nje faktor i rendësishem rreziku per ulje dhe humbje te shikimit.”, tha Florian Toti.
Përfshirja e Inteligjencës Artificiale në mjekësi, mjeku endokrinolog Florjan Toti thotë se ka sjell lehtësi për njerëzit, si në diagnostikimin e hershëm të sëmundjes, por, edhe në mbajtjen në kontroll.
“Inteligjenca Artificiale është një nga fushat që ka gjetur përdorim të gjerë në diagnostikimin e hershëm të retinës diabetike, sot ka shumë aplikacione, të cilat mund të japin me 80-90% që një person ka prekje të syrit nga diabeti apo jo. Dhe kjo dmth që një person nuk ka prekje nga retina s’ka pse shkon te mjeku këtë vit, e shtyn kontrollin vitin tjetër. Në këtë mënyrë fitojm kohë, dhe nuk krijojm rradhë apo pritje të zgjatura për të marrë shërbim, por, e mbajm vetë situatën nën kontroll.”, tha Florian Toti.
Apeli i mjekëve endokrinolog, shkon për kontrolle të herëshme për diabetin, dhe mbajtja nën kontroll e sëmundjes, për të paranduar problemet me shikimin, apo të organeve të tjera si zemra, veshkat apo enët e gjakut./ abcnews.al