• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Votuesi kosovar mes bastioneve që po bien dhe krizës që vazhdon

09:50 : 11/10/2025
në RAJONI

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit në 38 komuna të Kosovës pritet të zhvillohen në një klimë të tensionuar politike: me Kuvendin e konstituuar vetëm pas gjashtë muajsh përpjekje dhe me Qeverinë ende në detyrë.

Kjo situatë, sipas njohësve të zhvillimeve politike, i jep këtij procesi elektoral një dimension më të gjerë sesa thjesht lokal.

Megjithatë, ata nuk presin që kriza në nivel qendror të ndikojë ndjeshëm te sjellja e votuesve në komunat e Kosovës.

Për ta, zgjedhjet lokale mbeten më të lidhura me emrat konkretë dhe me performancën e kandidatëve, sesa me përkatësinë partiake.

Lexo edhe:

Terras dënon ndërhyrjen “armiqësore e përshkallëzuese” të Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

Skenari: A do anullohen zgjedhjet në Tiranë dhe të emërohet Manastirliu kryetare e komanduar?!

“Votuesi kosovar është treguar i pavarur në zgjedhjet lokale”

Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se përvojat e deritashme tregojnë se politika qendrore rrallë ka ndikuar në rezultatet lokale.

Ai përkujton rastin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje fitoi mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, por arriti të sigurojë vetëm katër komuna në nivel lokal.

“Zgjedhjet lokale funksionojnë krejt ndryshe dhe qytetarët, duke qenë se kanë për të votuar një kandidat konkret, me emër e mbiemër, i cili jo me patjetër është i atashuar shumë me partinë, atëherë vendimet e tyre janë goxha të pavarura. Në këtë kuptim, votuesi i Kosovës është treguar se është mjaft i emancipuar”, thotë Paçarizi.

Qytetarët skeptikë për ndryshime të mëdha

Në Prishtinë, disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se nuk presin ndryshime të mëdha nga këto zgjedhje.

Vlora Kurtishaj thotë se, ndonëse fushatat e kandidatëve premtojnë përmirësim të jetës së qytetarëve, prioriteti kryesor i partive mbetet marrja e pozitave në pushtetin lokal.

“Unë vetëm po uroj që paraja e qytetarëve, taksat tona, të mos keqpërdoren dhe të kthehen në mirëqenie për qytetarët”, thotë ajo.

Afrim Hyseni beson se ndryshime mund të ndodhin vetëm në komunat e vogla.

“… sepse aty, edhe nëse gënjejnë, gënjejnë më butë, sepse komuna është e vogël. Në komunat e mëdha është kaos. Qeverisje lokale ka që 25 vjet… edhe kaos, vetëm kaos”, sipas Hysenit.

Agim Zymberi, nga Vushtrria, beson se shumë qytetarë – të lodhur nga zhargitja e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit – do t’i bëjnë fletëvotimet jovalide në zgjedhjet e 12 tetorit

“Nuk po arrijnë ta formojnë Qeverinë, e çfarë të presim diçka më konkretisht prej komunave?”, thotë Zymberi, duke shtuar se “dëshpërimi është i madh”.

Fund i “bastioneve”?

Në analizën e Paçarizit, zgjedhjet lokale do të shënojnë fundin e konceptit tradicional të “bastioneve” politike.

Sipas tij, votuesi do të gjykojë më shumë individët sesa logot partiake”.

“Unë nuk besoj se në Kosovë mund të flitet më për bastione, por për kryetarë që kanë performuar mirë në sytë e qytetarëve ose që mund të performojnë mirë”, thotë Paçarizi.

Qëndrim të ngjashëm ndan edhe njohësi tjetër i çështjeve politike, Agon Maliqi.

Ai vlerëson se dinamika e zgjedhjeve lokale në Kosovë shpesh ka prodhuar befasi dhe përmbysje.

“Në zgjedhjet lokale, votuesit kosovarë kanë treguar tendencë më të madhe se në nivel qendror, për të befasuar dhe për t’i përmbysur bastionet”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Maliqi shton se kjo qasje e votuesve kosovarë lidhet ngushtë me modelin e votimeve në zgjedhjet lokale, ku shpesh kandidatët e dy partive më të forta shkojnë në balotazh.

“Balotazhi, pastaj, i detyron votuesit e partive të tjera të zgjedhin mes dy kandidatëve. Shpesh, këtu ndodhin përmbysjet. Për shembull, Vetëvendosja e fitoi për herë të parë Prishtinën pikërisht kështu – me balotazh dhe me mbështetjen e votuesve të partive tjera”, shpjegon Maliqi.

Prishtina dhe Mitrovica e Jugut, garat që do të peshojnë politikisht

Sipas analistëve, ndonëse zhvillimet qendrore nuk pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në zgjedhjet lokale, rezultatet lokale do të përdoren si mjet pozicionimi për partitë në nivel kombëtar.

Kjo është veçanërisht e dukshme në garën për Prishtinën, që shihet si barometër politik.

“Prishtina është ai vendi i përmbysjeve ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes. Tashmë ka hyrë në garë goxha mirë edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe nuk kemi një garë dikotomike, por kemi një garë trinome”, vlerëson Paçarizi.

Ai shton se balotazhi i pritshëm mund të ndikojë edhe në krijimin e aleancave të reja politike, që mund të reflektohen më pas në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Maliqi, gjithashtu, e sheh garën për kryeqytetin si një “test politik” që mund të përcaktojë kursin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Zakonisht në Prishtinë, në njëfarë forme, shfaqen ato tendencat e para ose shenjat e kursit më të gjerë kombëtar”, thotë Maliqi.

Sipas tij, një tjetër garë e rëndësishme është edhe ajo në Mitrovicë të Jugut.

“…për shkak se i gjithë fokusi i Qeverisë së Kurtit ka qenë te veriu, në këtë mandat. Në njëfarë forme, e bën zgjedhjen ndërmjet Faton Pecit [nga Lista Guxo, e cila në nivelin qendror është në koalicion me Vetëvendosjen] dhe Arian Tahirit (nga Partia Demokratike e Kosovës] si një lloj mini-referendumi për këtë kurs politik. Çdo humbje e Faton Pecit do të ishte shumë zhvlerësuese për politikën e nivelit qendror”, thotë Maliqi.

Të dy analistët pajtohen se Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka bërë lëvizje me ngjyrime elektorale në javët e fundit, përfshirë edhe vendimin për subvencionimin e të gjithë studentëve me nga 100 euro.

Këto veprime, sipas tyre, mund të kenë ndikim në klimën e votimit, por jo domosdoshmërisht në rezultatin përfundimtar.

Lista Serbe dhe pluralizmi i kufizuar në veri

Në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, zgjedhjet do të zhvillohen në një realitet tjetër politik.

Në më shumë se dy vjetët e fundit, katër komunat në atë zonë u udhëhoqën nga kryetarët shqiptarë, pasi përfaqësuesit e Listës Serbe, në nëntor të vitit 2022, dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si reagim ndaj vendimit të autoriteteve kosovare për t’i hequr targat serbe të makinave.

Kjo parti – e vetmja e mbështetur nga Beogradi – pritet ta kthejë kontrollin në shumicën e komunave me shumicë serbe, megjithëse këtë herë gara do të ketë më shumë aktorë.

Miodrag Milliqeviq nga organizata “Aktiv” në Mitrovicën e Veriut thotë për Radion Evropa e Lirë se krahas Listës Serbe, në garë nëpër disa komuna janë edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Demokracia Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, si dhe disa iniciativa qytetare.

Megjithatë, është e pritshme që Lista Serbe të përsërisë rezultatin e vitit 2021, thotë Milliqeviq, duke iu referuar zgjedhjeve kur kjo parti fitoi në të dhjetë komunat me shumicë serbe.

Ai beson se “stigmatizimi” i Listës Serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës gjatë viteve të fundit, ka ndikuar që ajo ta ruajë mbështetjen e votuesve serbë.

“Thjesht, kjo qasje e ka forcuar bindjen e serbëve lokalë se votën dhe orientimin e tyre politik duhet ta drejtojnë drejt partisë më të fuqishme brenda komunitetit serb dhe ajo është pikërisht Lista Serbe”, thotë Milliqeviq.

Megjithatë, ai vëren se në mesin e votuesve serbë po rritet pakënaqësia ndaj Listës Serbe – kryesisht për shkak të braktisjes së institucioneve gati tre vjet më parë.

Si pasojë, në kuvendet komunale me shumicë serbe pritet të ketë një përfaqësim më të larmishëm politik.

“Është krejtësisht e sigurt që Lista Serbe nuk do ta ketë dominimin absolut. Jam i sigurt që në vetëqeverisjet lokale, partitë më të vogla do të kenë rast të fitojnë nga dy ose tri mandate”, thotë Milliqeviq.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Partia Demokratike e Kosovës doli fituese në nëntë komuna, duke u renditur e para ndër subjektet shqiptare.

Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi në shtatë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje siguroi katër komuna – pavarësisht se vetëm disa muaj më parë, në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, kishte dalë bindshëm fituese në nivel qendror./REL

Etiketa: kosovezgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Terras dënon ndërhyrjen “armiqësore e përshkallëzuese” të Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

15:28 : 11/10/2025
AKTUALITET

Skenari: A do anullohen zgjedhjet në Tiranë dhe të emërohet Manastirliu kryetare e komanduar?!

12:36 : 11/10/2025
AKTUALITET

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025
AKTUALITET

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga emisioni “Piranjat”

20:57 : 10/10/2025
AKTUALITET

PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Tepelenë

17:27 : 10/10/2025
RAJONI

Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

17:07 : 10/10/2025
Para

Iu shty seanca gjyqësore, i moshuari kanos kryesekretaren e Gjykatës së Fierit

TË GJITHA

Zbulime të reja mbi sëmundjen e Parkinsonit

18:40 : 11/10/2025

“Me Serbinë u treguam më korrekt se duhet”, ish-mbrojtësi i Kombëtares: Përfituan nga transferimi në Leskovac

18:31 : 11/10/2025

“Mos e hapni Katedralen Notre-Dame, do ketë masakër”! Letra anonime që alarmoi Parisin

18:20 : 11/10/2025

SHBA/ 4 viktima dhe 12 të lënduar nga të shtënat pas një ndeshjeje futbolli në Misisipi

18:13 : 11/10/2025

Në 200 vende të ndryshme/ Tubime në Serbi para ndeshjes me Shqipërinë, do të ketë edhe në Leskovac

17:58 : 11/10/2025

Aksident në hyrje të Elbasanit, një person i plagosur rëndë

17:40 : 11/10/2025

Refuzimi për leje ndërtimi? Dekreti “Veliaj”, si e futi Rusmali në qorrsokak presidentin Begaj

17:34 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com