Altin Qato pritet të largohet nga drejtimi i Policisë Rrugore, detyrë të cilën e mban prej 4 vitesh.
Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa mësohet se ndryshimet në radhët e uniformave blu pritet të zyrtarizohen ditët në vijim.
Sipas të njëjtave burime, Qato do të zëvendësohet në krye të “Rrugores” nga Perlat Vatoci, i cili së fundmi ka mbajtur postin e Këshilltarit i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vatoci më herët ka qenë drejtor në Drejtoritë e Policisë Kukës dhe Gjirokastër.
Mësohet se Altin Qato do të emërohet pedagog në Akademinë e Sigurisë, pas largimit nga “Rrugorja”.
Ndërkohë, Arbër Zemani nga Shef i Sektorit të Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Tiranë është emëruar Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkoder.
Ndërsa Adrit Elmazi nga Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si Specialist te Drejtoria Strategjike