Një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit, Dhoma e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë (9 dhe 10 Tetor).
“Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë vendosi njëzëri që të bojkotojë te gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqesore, për çështjet penale, civile dhe administrative, në të gjitha nivelet e gjykimit, për datat 9 dhe 10 Tetor 2025”, thuhet në venimin e Dhomës së Avokatisë.
Dhoma e Avokatisë sqaron se bojkoti është një thirrje për të gjithë opinionin, politikën shqiptare, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Inspektorin e Lartë të Drejtesise, si dhe palët ndergjygjëse, që të angazhohen me pergjegjësine maksimale per sigurimin e jetës dhe shëndetit, si dhe të veprimtarisë dhe aktivitetit të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe avokatëve në ushtrimin e detyrave të tyre në realizimin dhe funksionimin e drejtësisë.
VENDIM/ KOMITETI DREJTUES I DHOMES TE AVOKATISE TE SHQIPERISE
Komiteti Drejtues i Dhomes se Avokatise te Shqiperise, percjell me shume shqetesim ngjarjen lidhur me vrasjen e Gjyqtarit te Gjykates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, Z.Astrit KALAJA, si ngjarja me e rende dhe e paprecedent e ndodhur ndonjehere ne sistemin e drejtesise.
Komiteti Drejtues i Dhomes se Avokatise te Shqiperise vendosi njezeri qe te bojkotoj te gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqesore, per ceshtjet penale, civile dhe administrative, ne te gjitha nivelet e gjykimit, per datat 9 dhe 10 Tetor 2025.
Ky bojkot eshte nje thirrje per te gjithe opinionin, politiken shqiptare, Keshillin e Larte Gjyqesor, Keshillin e Larte te Prokurorise, Inspektorin e Larte te Drejtesise, si dhe palet ndergjygjese, qe te angazhohen me pergjegjesine maksimale per sigurimin e jetes dhe shendetit, si dhe te veprimtarise dhe aktivitetit te gjyqtareve, prokuroreve, dhe avokateve ne ushtrimin e detyrave te tyre ne realizimin dhe funksionimin e drejtesise.
Ky vendim nuk i shtrin efektet e tij per masat e sigurimit ne procesin penal.
Urdherohen te gjithe kryetaret e Dhomave Vendore te Avokatise per ekzekutimin e ketij vendimi.
KRYETARI Prof. Dr. Maksim HAXHIA