• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zvarritje prej vitesh/ Pas vrasjes së gjyqtarit, Ministria e Drejtësisë, takim për godinën e re të Apelit

10:45 : 07/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministria e Drejtësisë pritet të zhvillojë një takim të Mërkurën e kësaj jave (8 tetor 2025), për të diskutuar mbi projekt-idenë e ndërtimit të një korpusi godinash për sistemimin e Gjykatës dhe Prokurorisë së Apelit.

Mbledhja organizohet vetëm dy ditë pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Ai u qëllua në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, pas dështimit të plotë të masave të sigurisë së godinës.

Burime zyrtare thanë për “Boldnews.al” se ky takim ishte planifikuar javën e kaluar dhe nuk ka lidhje me ngjarjen tragjike të gjyqtarit Kalaja.

Lexo edhe:

Vrasja e Astrit Kalasë, reagon Gjykata e Tiranës: Masa konkrete për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve

EMRI/ Arrestohet në Rinas 51-vjeçari i dënuar për vrasje në Brazil

Sipas të njëjtave burimeve, rreth një vit e gjysëm më parë është diskutuar mbi detyrën e projektimit për korpusin e ri, në një takim ku morën pjesë përfaqësues të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Prokurorisë së Përgjithshme, nga gjykatat dhe prokuroritë e shkallës së parë në kryeqytet, si edhe nga Bashkia e Tiranës.

Paraprakisht është menduar që gjykatat dhe prokuroritë e kryeqytetit të vendosen në godina të reja, që pritet t’i shtohen ndërtesës së Polit të Drejtësisë, ku aktualisht ushtrojnë funksionet Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Shkolla e Magjistraturës.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokuroria e Përgjithshme e kanë kërkuar prej vitesh sistemimin e gjyqtarëv dhe prokurorëve të Apelit. Por, nga ana e qeverisë ka pasur shpesh zvarritje. Situata u bë akoma më emergjente pas miratimit të Hartës së Re Gjyqësore, e cila nisi zbatimin në vitin 2023.

Gjykata dhe Prokuroria e Apelit, të cilat deri në atë moment ishin në vështirësi të mëdha për kushte pune, kaluan në një situatë thuajse kolapsi.

Gjyqtarët dhe prokurorët e Apelit në rrethe u vendosën të gjithë në godinën në Tiranë, pas shkrirjes së gjykatave të shkallës së dytë në pesë qytetet kryesore të vendit.

Prej më shumë se dy vitesh, mjediset e Gjykatës së Apelit në Tiranë nuk ngjajnë aspak me një institucion ku shqyrtohen problemet civile e penale të mijëra qytetarëve shqiptarë.

Gjyqtarët dhe administrata gjyqësore e kryejnë pjesën më të madhe të seancave në zyra, pasi numri i pakët i sallave e pamundëson funksionimin normal.

Gjithashtu, ambjentet e brendshme të godinës janë në çdo kohë të përmbytura nga grupe njerëzish, të cilët presin të marrin pjesë në seanca gjyqësore.

Për shkak të kësaj situate të rrëmujshme, edhe shërbimi i ruajtjes fizike e ka thuajse të pamundur kontrollin e plotë ose neglizhon detyrën.

Fatkeqësisht, një situatë e tillë kaotike duket se ka qenë shkaku kryesor i ngjarjes tragjike të kësaj të Hëne (6 gusht), ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.

Sipas dinamikës së ngjarjes, të zbuluar nga Policia e Tiranës, autori i dyshuar, Elvis Shkambi, ka hyrë në ambjentet e gjykatës dhe më tej në sallën e gjyqit i armatosur.

Referuar informacionit policor, rezulton se skaneri i detektimit të metaleve në hyrje të godinës ka pikasur se në trupun e 30-vjeçarit Shkambi ka pasur një pajisje të dyshimtë, megjithatë, roja i sigurisë nuk kishte reaguar dhe nuk kishte marrë masat për kontrollin e mëtejshëm.

Etiketa: Astrit Kalajagjykata e apelitgjyqtarministria e drejtesisevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Astrit Kalasë, reagon Gjykata e Tiranës: Masa konkrete për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve

14:00 : 07/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet në Rinas 51-vjeçari i dënuar për vrasje në Brazil

13:44 : 07/10/2025
AKTUALITET

Prokuroria e Apelit dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kambanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes

13:39 : 07/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Gjykatësi Astrit Kalaja u vra si në një kafene, shteti dështoi ta mbrojë

12:55 : 07/10/2025
AKTUALITET

Avokatja tregon momentet e tmerrit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Na kapi paniku…

12:32 : 07/10/2025
AKTUALITET

Kërcënoi se do vriste çdo gjyqtar që do i dënojë nipin, policia shoqëron Gjovalin Shkambin

12:31 : 07/10/2025
Para

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Komisionet Parlamentare nisin me një minutë heshtje

TË GJITHA

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

15:09 : 07/10/2025

“Abuzim me tenderin e rrugëve”, denoncimi i PD: Si po sfidojnë ‘të fortët’ e Ramës për herë të dytë vendimin e KPP-së

15:04 : 07/10/2025

Çmimin Nobel për Fizikë e fitojnë tre shkencëtarë të mekanikës kuantike

14:56 : 07/10/2025

Gjykata e Gjirokastrës lë në fuqi pezullimin nga detyra për Dhurim Çenkon, shefin e Krimeve në Përmet

14:42 : 07/10/2025

Shteti “i vrarë” nga babëzia e pushtetit

14:39 : 07/10/2025

Serbi-Shqipëri për kualifikueset e Botërorit, ja si kuotohen skuadrat për fitoren

14:18 : 07/10/2025

Siguria në gjykata/ KLGJ ‘shuplakë’ qeverisë Rama dhe Policisë së Shtetit: U kërkuam ndihmë, na refuzuan

14:14 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com