• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

14:25 : 06/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Dy vite hetime në lidhje me humbjen e jetës së 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas trajtimit në klinikën dentare ‘Splendent’ në Tiranë, çuan në humbjen e lirisë së mjekut Roland Xhaxho dhe të vajzës së tij stomatologe Ina xhaxho.

Prokuroria kërkoi një masë më të rreptë sigurie atë të “arrestit në burg” por gjykata pas analizimit të rrethanave vendosi ti lërë në “arrest shtëpie”. Sipas prokurorisë ata akuzohen për “Vrasje nga pakujdesia”.

Po ashtu, e njëjta masë u dha dhe për mjeken stomatologe Marta Gina, e cila ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

Në shtator të vitit 2023, Brian Spahiu u paraqit në klinikën Xhaxho për të kuruar demineralizimin e dhëmbëve me anestezi totale e cilai i solli komplikacione. Pas 3 ditësh kurimi në urgjencën e pediatrisë, fëmija ndërroi jetë mbrëmjen e datës 1 tetor 2023.

Referuar ekspertizës së mjekëve italianë, Prokuroria e Tiranës thotë se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që kanë trajtuar të miturin, janë konstatuar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij.

Lexo edhe:

Farmacisti godet mjekun në Delvinë

3-vjeçari Brian Spahiu, humbi jetën në klinikë dentare, ekspertiza përcakton shkakun e vdekjes

Sipas Prokurorisë, ishte e plotësisht e papërshtatshme, nxjerrja nga spitali i të miturit, duke mos marrë parasysh gjithashtu rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi, pas ndërhyrjes si dhe shenja të tjera klinike.

Nën hetim edhe 4 mjekë

Grupi i ekspertëve italianë ka konstatuar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore, nga ana e ekspertëve të I.M.L.-së, shtetasit E.S dhe E. A.

Gjithashtu, grupi i ekspertëve italianë ka konstatuar shkelje të protokolleve mjekësore edhe nga ana e mjekëve reanimatorë të Pediatrisë në QSUT, të cilët kanë trajtuar të miturin Brian Spahiu.

Nisur nga ky fakt, nga ana e organit të akuzës janë marrë si persona nën hetim , shtetasit V. H dhe D. S, me detyrë mjekë në terapinë intensive pranë Pediatrisë në QSUT, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhenca ne trajtimin mjekësor ” të parashikuar nga neni 96/1 i Kodit Penal, thuhet në njoftimin e akuzës së kryeqytetit.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka dhënë masa sigurie për pesë persona për  veprat penale ‘Vrasja nga pakujdesia’, ‘Mashtrimi në bashkëpunim’ e ‘Shpërdorim detyre’ në kuadër të hetimeve mbi rastin e vdekjes së një të mituri, 3-vjeçar pas një ndërhyrje dentare në një klinikë në kryeqytet. Prokuroria në vijim të hetimeve të nisura mbi procedimin penal nr.6477, datë 05.10.2023, ka marë si persona në hetim shtetasit:

1 – R. Xh.,  për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i K.Penal si dhe për veprën penale të parashikuar nga neni 180/a i Kodit Penal. Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, gjykata vendosi masën e sigurimit “Arrestit në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;

2 – I.Xh., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i K.Penal dhe “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal;

3- M. G., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i K.Penal dhe “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal;

4 – E.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i K.Penal; dhe

5 – E. A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i K.Penal.

Nga ana e prokurorit u kërkua masa e sigurimit ‘Arrest në burg” për personat nën hetim I. Xh. dhe M. G. ndërsa gjykata ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.

Në vijim të hetimeve që lidhen me ngjarjen e datës 28.09.2023, kur i miturit B.S, i moshës 3 vjec, i është nënshtruar një ndërhyrje dentare në 14 dhëmbë, tek Klinika “Splendent” drejtuar nga mjekët R.Xh dhe I. Xh. I mituri pas ndërhyrjes kthehet në shtëpi dhe brenda pak orësh dërgohet në gjendje të rëndë shëndetësore (koma dhe insuficencë respiratore akute), në Spitalin e Pediatrisë në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë, ku dhe më pas në datën 01.10.2023,  ka ndërruar jetë.

Për shkak të mangësive dhe konkluzionit të paargumentuar në aktin e ekspertimit mjekoligjor të kryer nga ekspertët e I.M.L.-së,  nga ana e prokurorit të çështjes Alma Felaj, për një hetim të plotë, të gjithanshem e objektiv të çështjes penale, në datën 10.12.2023, u vendos kryerja e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë multidisiplinar me grup ekspertësh. Për këtë qëllim u kërkua ndihmë juridike autoriteteve italiane të drejtësisë, duke kërkuar kryerjen e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë multidisiplinar me grup ekspertësh në shtetin italian.

Sipas aktit të riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, nga ana e grupit ekspertëve italianë u arrit në konkluzionin se:

Shoku septik i rëndë, që solli më pas insufiçencën progresive shumëorganore, është shkaku kryesor  i vdekjes të pacientit të mitur B. S.  Grupi i ekspertëve arriti në përfundimin se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që kanë trajtuar të miturin, janë konstatuar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij. Këto shkelje kanë konstatuar në:

– moszbatimin, moskryerjen e kontrolleve dhe verifikimeve të nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit të pacientit;  mosformulimin në mënyrë adekuate të diagnozës para operacionit dhe mostrajtimin e duhur profilaktik para operacionit dhe në vazhdim,  i mituri iu nënshtrua një procedure kirurgjikale pa u vizituar në mënyrë adekuate, pa një diagnozë të saktë, pa një indikacion të arsyetuar, pa specifikuar alternativat dhe pa kryer testet e nevojshme dhe të detyrueshme për gjendjen klinike të pacientit;

– ndërhyrje e kryer, e cila ishte më e gjerë se sa lejohej për një fëmijë të moshës 3 vjeç dhe induksioni i anestezisë së përgjithshme për një periudhë prej rreth 5 orë, për të trajtuar njëkohësisht shumë dhëmbë, mes të cilëve disa me infeksion të pulpës me rreziqet që lidhen me anestezinë e përgjithshme dhe kontrollin e vështirë të infeksioneve postoperative, evidenton përgjegjësinë për overtreatment

– nxjerrjen plotësisht e papërshtatshme nga spitali i të miturit, duke mos marrë parasysh gjithashtu rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi, pas ndërhyrjes si dhe shenja të tjera klinike.

Grupi i ekspertëve italianë ka konstatuar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore, nga ana e ekspertëve të I.M.L.-së, shtetasit E.S dhe E. A.

Gjithashtu grupi i ekspertëve italiane ka konstatuar shkelje të protokolleve mjekësore nga ana e mjekëve reanimatorë të Pediatrisë, të cilët kanë trajtuar të miturin B.S.

Nisur nga ky fakt, nga ana e organit të akuzës janë marrë si persona nën hetim , shtetasit V. H dhe D. S, me detyrë mjekë në terapinë intensive pranë Pediatrisë në QSUT, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhenca ne trajtimin mjekësor ” të parashikuar nga neni 96/1 i Kodit Penal.”- njofton Prokuroria.

Si ndodhi ngjarja

Më 1 tetor 2023, 3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë private pa licencë në Tiranë.

Stomatologia Ina Xhaxho dhe babai i saj, anestezisti Roland Xhaxho, garantuan familjen se gjithçka do të shkonte mirë, por vogëlushi doli nga klinika pa ndjenja dhe përfundoi në spitalin “Nënë Tereza”, ku ndërroi jetë.

Familjarët dorëzuan kallëzim penal, duke e konsideruar anestezinë si shkakun fatal.

Autopsia e parë vërtetoi se shkak i vdekjes ishte doza e lartë e narkozës, por Prokuroria kërkoi një ekspertizë të dytë në Itali. Kjo zvarriti hetimet për më shumë se 2 vite, ndërkohë që babë e bijë vijuan të punonin të lirë.

Në shtator 2025 mbërriti ekspertiza italiane që konfirmoi të njëjtin shkak vdekjeje, anestezia. Hetimet pritet të mbyllen, por asnjë masë nuk është marrë ende ndaj mjekëve.

Etiketa: brian spahiumjekRoland Xhaxho

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Farmacisti godet mjekun në Delvinë

12:53 : 26/09/2025
AKTUALITET

3-vjeçari Brian Spahiu, humbi jetën në klinikë dentare, ekspertiza përcakton shkakun e vdekjes

12:52 : 23/09/2025
AKTUALITET

Ndodh edhe kjo në Tiranë/ 21-vjeçari i prezantohet si mjek familjarit të pacientit në spital

13:29 : 10/08/2025
AKTUALITET

Vdekja e 3-vjeçarit/ Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të Brian Spahiut

11:05 : 14/07/2025
AKTUALITET

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta mjeku anestezist-reanimator i QSUT, Fatmir Prifti

17:15 : 11/06/2025
BOTA

Skandal në Itali! Arrestohet kryebashkiaku mjek, abuzonte seksualisht me pacientet

08:46 : 24/05/2025
Para

Shkundet Italia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin

17:27 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, autori pranon krimin

17:17 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, PD kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe Drejtësisë

17:11 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon policia: U qëllua gjatë një procesi gjyqësor

17:04 : 06/10/2025

Vritet brenda Gjykatës së Apelit gjyqtari Astrit Kalaja, autori në proces per pronat

16:53 : 06/10/2025

Kush është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:39 : 06/10/2025

Vrasja me armë në Apelin e Tiranës,  të plagosur edhe dy persona të tjerë

16:26 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com