• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kalaja kundër vendimit të Berishës për Florian Binajn: Antistatutor dhe i dëmshëm

14:05 : 06/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi këtë të hënë se Partia Demokratike ka vendosur të mbështesë kandidatin e pavarur Florian Binaj për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës.

Menjëherë pas këtij vendimi të kryesisë së PD-së ka reaguar Adriana Kalaja, e cila thotë se e kundërshton këtë vendim si antistatutor.

Ajo thotë se, në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, kërkon që vendimi i Kryesisë së PD-së për të mbështetur Florian Binajn të anulohet. Këtë kërkesë, Kalaja ia drejton Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe Kryesisë së PD-së.

Po ashtu, për dijeni, ajo e adreson kërkesën edhe Grupit Negociator të propozuar nga Kryetari i PD-së, për negociatat me partitë opozitare për gjetjen e kandidatit që do të garojë për postin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Lexo edhe:

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

“Ju bëj thirrje, ju z. Berisha dhe ju të nderuar anëtarë të Kryesisë, të revokoni këtë vendim si një vendim antistatutor dhe në dëm të interesave të Partisë Demokratike, demokratëve dhe votuesve të saj”, shkruan Kalaja në kërkesën e saj.

Pjesë nga kërkesa e Adriana Kalasë

Në zbatim të Statutit të PD-së, unë çmoj se vendimi i datës 4 tetor 2025, marrë nga Kryesia, është në shkelje të rëndë të tij, dhe po kështu edhe lidhur me interesat politike dhe jo vetëm të Partisë Demokratike, anëtarëve dhe votuesve të saj, për sa kohë që nuk ka asgjë jo politike.

Ky vendim, në aspektin moral dhe politik, ndikon negativisht te strukturat e degëve të PD-së, pasi tregon frikë dhe mospranim të hyrjes në garë, dhe mbi të gjitha, nuk mund të pranohen si kandidatura persona që nuk kanë dhënë asnjë kontribut për Tiranën dhe qytetarët e saj.

Ky vendim bie ndesh me parashikimet e nenit 12 “Përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet parlamentore dhe vendore”, ku me votë të lirë kemi sanksionuar se:

Ky vendim nuk ka fuqi statutore edhe politike, për sa kohë që sipas nenit 38 të tij.

Paraqitja e kandidaturave për pushtetin vendor”, kemi sanksionuar se:

Kandidaturat për zgjedhjet në këshillat e organeve të qeverisjes vendore miratohen nga kryesia e degës përkatëse të PD.

Seleksionimi dhe përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë të organeve të qeverisjes vendore bëhet sipas rregullave të përcaktuara për përzgjedhjen e kandidatëve elektorale të PDSH-së, por në çdo rast me votim nga antarësia sipas parimit “Një anëtar, Një votë”, i cili përcakton edhe renditjen në listën përfundimtare.”

Me këtë rast, ju kujtoj se unë pata guximin të garoj në primaret e dhjetorit 2022.

Ky vendim shkel rëndë statutin, dhe pikërisht nenin 45 të tij, “Kompetencat e Këshillit Kombëtar”, në të cilin është sanksionuar se:

Në referim të vendimeve politike që merren nga Kryesia dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar, nisur nga farsa e 11 majit, për të cilën ju, z. Berisha, keni bërë denoncime shumë të rënda me prova dhe fakte, gjykoj se është më mirë të vihet kusht se nëse nuk vjen raporti i OSBE-ODIHR dhe mbahet qëndrim ndaj këtyre zgjedhjeve, ne refuzojmë të hymë në zgjedhje, për sa kohë që kjo nuk lidhet me precedentin e vitit 2019 pasi:

Janë vetëm 6 bashki;

Në të gjashtë bashkitë kryetar ka qenë nga mazhoranca;

Mandati zgjat vetëm një vit e gjysmë.

Nëse sot nuk mbrojmë Statutin, japim perceptimin në publik se nesër, kur të vimë në pushtet, nuk do të mbrojmë as Kushtetutën.

Sot, secili prej jush që kontributin ndaj Partisë Demokratike, demokratëve dhe votuesve të saj e bën pa kushte dhe pa interes personal, duhet të reagojë fort.

Nesër do të jetë vonë.

Në pritje të reagimit tuaj sipas kompetencave që ju jep Statuti dhe ligji, ju uroj ditë dhe punë të mbarë.

Kryetare e KAVS

Adriana Kalaja

Po ashtu, i qëndroj argumentave që kam dhënë disa herë me shkrim dhe me gojë se Sekretari i Përgjithshëm vijon të shkelë Statutin, duke mos më përfshirë në mbledhjet e Kryesisë si anëtare pa votë, dhe për të ndaluar këto shkelje të rënda që po bëhen në vijimësi nga Kryesia, për sa kohë që bie argumentimi pa bazë ligjore i “konfliktit të interesit”, kur në Kryesi janë disa anëtarë në konflikt të pastër interesi.

Etiketa: adriana KalajaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha ‘këshillon’ Ramën si ta zgjidhë problemin e projektit të Zvërnecit

14:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha mbron projektin në Zvërnec: Ata që qajnë, grup hipokritësh

14:13 : 03/06/2026
Para

Aksident i rëndë në aksin Qukës-Golic, 3 të plagosur

TË GJITHA

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom