Një shpërthim i fortë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku policia ka gjetur një automjet të shkatërruar, tip fuoristradë.
Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme materiale në disa biznese përreth dhe në një automjet tjetër të parkuar pranë.
Forca të shumta policie ndodhen aktualisht në vendngjarje, ndërsa zona është rrethuar për hetime.
Brenda automjetit është gjetur një trup i pajetë, qëmë pas është identifikuar si Iusuf Jace.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lajme të lidhura
TË GJITHA
Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026
23:00 : 04/06/2026
Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës
22:18 : 04/06/2026














