Kryebashkiaku i Vau të Dejës, Kristian Shkreli, është paraqitur këtë të premte në SPAK.
Kujtojmë se pak muaj më parë, në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Shkrelit ju sekuestrua telefoni celular.
Shkreli është i dyshuar për veprën penale të korrupsionit zgjedhor. Së bashku me Shkrelin te dyshuar janë edhe 3 persona të tjerë. Vepra penale lidhet me zgjedhjet e 11 maj 2025.