Policia e Gjirokastrës ka lënë të lirë 21-vjeçarin Boris Çenko, djalin e shefit të Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, i cili në mënyrë skandaloze kërcënoi ditën e sotme për shkak të detyrës gaztetarin Pirro Nase.
Në një reagim për mediat, blutë e Gjirokastrës bëjnë me dije se e kanë shoqëruar në komisariat të riun, por më pas e kanë lënë sërish të lirë, vetëm duke e proceduar penalisht.
“Strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas kallëzimit të bërë sot nga shtetasi Pirro Nase, 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me profesion gazetar, se është fyer e kanosur nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, nga shtetasi Boris Çenko, kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, shtetasin Boris Çenko.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, duke u konsultuar dhe duke e vlerësuar rastin me prokurorin e gatshëm, proceduan penalisht shtetasin Boris Çenko, 21 vjeç, banues në Gjirokastër.
Materialet procedurale për rastin i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Kujtojmë se Boris Çenko, djali i shefit të Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, kërcënoi gazetarin Pirro Nase pas publikimit të lajmit në Boldnews.al mbi skandalin seksual në Policinë e Përmetit. Në bisedën e regjistruar nga gazetari djali i shefit të Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko përdor fjalë kërcënuese dhe ofenduese ndaj gazetarit.
Arsyetimi i kërcënimit, lidhet me raportimin për pezullimin e babait të tij, pasi ishte në dijeni se dy kolegët e tij kishin abuzuar seksualisht me adoleshenten. Skandali kishte për protagonist policin Pajtim Baka dhe një tjetër koleg, Artur Ago, të cilët kryenin veprime të papranueshme me një 16-vjeçare minorene, të dokumentuara në video.
Biseda e regjistruar nga gazetari:
Gazetari: Kush je?
Djali i Dhurim Çenkos: Çfarë doje me atë lajmin që kishe hedhur?
Gazetari: O zotëri, kush jo, po të them.
Djali i Dhurim Çenkos: E dëgjove ti, se ta thashë në fillim.
Gazetari: Thuaje edhe një herë, se nuk të dëgjova.
Djali i Dhurim Çenkos: E bëre atëherë me lajmin që kishe hedhur për mua, atëherë unë isha i vogël. E ke zënë keq me babin, tani hidhe prapë lajm për atë. Dhe unë ty do të të q… mu në p…, që po prish familjen, se ti e di shumë mirë që ato nuk janë të vërteta. Ti mos hidh lajme të rreme, se do ta shohësh vetë se ku do të përfundosh. Do të të q… mu në pdh.
Gazetari: Ti, ee?
Djali i Dhurim Çenkos: Ee, unë.
Gazetari: Po në rregull, pa merak.
Djali i Dhurim Çenkos: Okay mo.
Gazetari: Kush je edhe një herë, që ta di kush je, e thuash dot më mirë?
Djali i Dhurim Çenkos: Më dëgjove në fillim.
Gazetari: E thua dot emrin, ke guxim ta thuash?
Djali i Dhurim Çenkos: Do ta them mo, ç’ke?
Gazetari: Ke guxim ta thuash?
Djali i Dhurim Çenkos: Hajt!
LEXO EDHE:
Skandali seksual në Përmet me të miturën shkakton tërmet në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër