• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pesimizmi i industrisë dhe tregtisë keqësoi treguesin e besimit në ekonomi për shtatorin

15:21 : 01/10/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 1.3 pikë në muajin shtator. Rënia u ndikua kryesisht nga ulja e besimit në sektorin e tregtisë dhe industrisë.

Nga ana tjetër, besimi në sektorët e shërbimeve dhe ai i konsumatorëve shënuan rritje. Besimi në sektorin e ndërtimit mbeti i pandryshuar krahasuar me nivelin e muajit të kaluar. Megjithatë, niveli aktual i treguesit të ndjesisë së ekonomike mbetet 7 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Treguesi i besimit të industrisë ra me 6.3 pikë përqindje për shtatorin, duke zbritur nën mesataren historike këtë muaj. Rënia u ndikua nga rënia në të tre përbërësit e tij: vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial aktual, vlerësimi për kontratat porositëse të bizneseve totale dhe ato nga eksportet. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë vijuar prirjen rënëse edhe këtë muaj.

Treguesi i besimit në tregti ra me 9.7 pikë përqindje në shtator, duke ndërprerë prirjen rritëse të dy muajve të fundit. Megjithatë, niveli i treguesit mbetet rreth 4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e këtij treguesi u ndikua kryesisht nga vlerësimet në ulje për ecurinë aktuale të biznesit, ndërsa në masë më të vogël ndikuan negativisht pritjet për nivelin e punësimit në të

Lexo edhe:

Kostoja e jetesës sipas tipit të familjes, sa kushton të jesh vetëm apo me fëmijë në Shqipëri?

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

ardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen gjithashtu shënuan rënie.

Treguesi i besimit në ndërtim nuk pësoi ndryshime krahasuar me muajin  e kaluar. Aktualisht, niveli i tij është 12.1 pikë përqindje mbi mesataren historike. Balancat përbërëse të treguesit shfaqën luhatje të vogla në kahe të ndryshme, të cilat balancuan njëra-tjetrën. Nga njëra anë, vlerësimi i bizneseve për aktivitetin e ndërtimit shënoi një rritje të lehtë, ndërsa nga ana tjetër, porositë aktuale të biznesit u vlerësuan me rënie. Pritjet për çmimet u rishikuan në ulje.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 2 pikë përqindje në muajin shtator, duke qëndruar ndjeshëm mbi mesataren historike. Përmirësimi i treguesit u ndikua nga vlerësimet pozitive të bizneseve për nivelin e kërkesës. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen u rishikuan

lehtësisht për poshtë.

Treguesi i besimit konsumator u rrit me 0.8 pikë përqindje në shtator. Niveli i tij qëndron 1.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja këtë muaj u ndikua kryesisht nga komponentët e blerjeve të mëdha, aktuale dhe të pritura. Nga ana tjetër, pritjet e konsumatorëve për gjendjen e tyre financiare dhe situatën e përgjithshme të ekonomisë shënuan rënie.

Të dhënat me frekuencë tremujore1 tregojnë se vlerësimet e bizneseve për gjendjen financiare dhe normën e shfrytëzimit të kapaciteteve kanë rënë lehtësisht krahasuar me nivelin e tremujorit të dytë. Megjithatë, ato mbeten mbi nivelin e mesatares historike përkatëse./Monitor

Etiketa: ekonomiindustritregti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kostoja e jetesës sipas tipit të familjes, sa kushton të jesh vetëm apo me fëmijë në Shqipëri?

10:52 : 01/10/2025
AKTUALITET

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

10:59 : 30/09/2025
AKTUALITET

Administrata ‘përkëdhelet’ me rritje page, industria e bujqësia me rënie, dobët edhe turizmi

15:01 : 29/09/2025
AKTUALITET

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

21:01 : 27/09/2025
AKTUALITET

“Industria në vdekje klinike”, Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë Rama ka shkatërruar prodhimin

14:30 : 27/09/2025
AKTUALITET

Industria në rënie për të 10-tin 3-mujor radhazi

15:22 : 16/09/2025
Para

Aksident në Rrugën e Kombit, përplaset motoristi nga Peja

TË GJITHA

Yjet e Hollywood kundër aktores të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

18:40 : 01/10/2025

Ursula von der Leyen: Evropa nuk do ta lejojë Rusinë të ‘mbjellë’ përçarje dhe ankth

18:33 : 01/10/2025

Juristi Jordan Daci: Presidenti Begaj ka konsumuar një shkelje të rëndë kushtetuese

18:28 : 01/10/2025

Marrëdhënia me Xhensila Myrtezajn, Sara Hoxha: Ledri ka të drejtë të jetë i lumtur

18:25 : 01/10/2025

Kalemaj kundër dekretit të Begajt: Një ndërhyrje në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

18:17 : 01/10/2025

BIRN: Presidenti anashkalon Kushtetutën, nuk merr parasysh ankimimin e Veliajt në Kushtetuese

18:15 : 01/10/2025

Ramës i dështon propaganda me teknologjinë, e shfaq “Diellën” me 6 gishta

18:06 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com