Victoria Beckham ka vendosur të thyejë heshtjen për përplasjen me djalin e saj të madh, Brooklyn Beckham, pas muajsh tensionesh familjare.
Sipas The Mirror, stilistja e njohur ka reflektuar gjatë xhirimeve të dokumentarit të saj të ri për Netflix dhe ka vendosur të mos luftojë më për një marrëdhënie që aktualisht duket e pamundur për t’u rikuperuar.
Raportohet se mungesa e Brooklyn në festën e 50-vjetorit të David Beckham në maj u pa si një distancim i qartë nga familja, duke e thelluar edhe më shumë konfliktin mes tyre.
“Ka qenë një stuhi emocionesh për të. Marrëdhënia e saj me Brooklyn e ka prekur shumë, por ajo e kuptoi se nuk mund të jetojë duke u përballur vazhdimisht me këtë dhimbje,” është shprehur një burim pranë familjes.