• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurorja Gashi: Arta Marku, e ngarkuar me urrejtje. Kolegji i Apelimit, shkelje flagrante të ligjit

17:02 : 31/05/2018
në AKTUALITET, VETTING

Prokurorja Rovena Gashi e cila u pezullua nga detyra së bashku me bashkëshortin e saj, gjithashtu prokuror, në një deklaratë për mediat e ka cilësuar këtë hakmarrje primitive të Kryeprokurores Arta Marku.

‘Të gjitha këto veprime në kaq pak kohë dhe të qënurit “e përkohshme” tregojnë qartë se zonja Marku është shumë e ngarkuar me hakmarrjen primitive dhe e orkestruar nga urdhëruesit e saj për të larguar nga prokuroria çdo person që nuk ka lidhje me ata që e emëruan në atë detyrë’, shkruan Gashi.

Por Gashi thotës e të drejtat e saj dhe të bashkëshortit po shkelen fatkeqësisht edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).

Ajo argumenton se KPA ka hedhur shortin për caktimin e trupës që do të shqyrtojë ankimin, duke zgjedhur edhe relatorin, por për shkak të një situate të parashikuar ligjore, relatori ka dhënë dorëheqjen dhe këtu sipas Gashit ka filluar dhe situate absurde.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

Deklarata e plotë e pokurures Rovena Gashi:

Të nderuar përfaqësues të medias!

Unë, Rovena Gashi, prokurore (e pezulluar) në Prokurorinë e Përgjithshme, Ju informoj se:

Në datë 14.05.2018, ashtu si edhe Ju, jam njoftuar për pezullimin nga detyra, me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Si arsye për këtë urdhër ka shërbyer një hetim i zhvilluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës  ndaj personit tim dhe bashkëshortit tim, Dritan Gina, gjithashtu prokuror.

Në fakt, bëhet fjalë për një hetim, për të cilin unë as jam njoftuar zyrtarisht kur ka filluar dhe as nuk jam njoftuar ende edhe sot që të ketë përfunduar.  Këto veprime përbëjnë shkelje proceduriale të cilat, ashtu si edhe akuzat ndaj nesh do të diskutohen para gjykatës, ku edhe do të provojmë se gjithçka lidhet me një proces të parafabrikuar dhe në mungesë totale të provave.

Edhe më parë media është njohur me vendimet që Arta Marku ka marrë në kundërshtim me ligjin ndaj meje dhe bashkëshortit tim. Veprime që nisën me largimin tim nga detyra e Drejtorit për Marrëdhëniet Juriksionale me Jashtë dhe Dekriminalizimit, nisjen e procedimit penal për hetimin e pasurisë dhe aktin e radhës, pezullimin nga detyra.

Të gjitha këto veprime në kaq pak kohë dhe të qepurit “e përkohshme” tregojnë qartë se zonja Marku është shumë e ngarkuar me hakmarrjen primitive dhe e orkestruar nga urdhëruesit e saj për të larguar nga prokuroria çdo person që nuk ka lidhje me ata që e emëruan në atë detyrë.

Në zbatim të të drejtave tona kushtetuese e ligjore, ne, prokurorët e pezulluar, Rovena Gashi dhe Dritan Gina, në dt. 17.05.2018 kemi ankimuar vendimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Por, për fat të keq, po konstatojmë se edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) po kryen shkelje flagrante të ligjit, duke cenuar rëndë të drejtat tona.

KPA ka hedhur shortin për caktimin e trupës që do të shqyrtojë ankimin tonë, duke zgjedhur edhe relatorin. Për shkak të një situate të parashikuar ligjore, relatori ka dhënë dorëheqjen. Por, këtu regjistrohet edhe situata më absurde. Pas kërkesës sonë për informacion, Kryetarja e Kolegjit të Apelimit na njofton se do të ri-hidhet shorti për caktimin e trupës gjykuese dhe relatorit. Por, procedura e ri-caktimit të trupës gjyqësore do të shtyhet për një periudhë të pacaktuar, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka një Rregullore të posaçme për të përcaktuar modalitetet e ndryshimit të relatorit të çështjes dhe do kohen e tij per te miratuar një rregullore të tillë.

Kjo zvarritje e pajustifikuar dhe e lejuar nga ana e Kryetares së KPA, duke mos regjistruar ende ankimin tonë për gjykim, duke penguar krijimin e një trupe gjykuese për marrjen në shqyrtim të çështjes sonë, ndërkohë që interesat e cënuara nga akti i ankimuar janë jetike e, për më tepër, është kërkuar marrja e masës së pezullimit, përbëjnë jo vetëm shkelje të së drejtës për proces të rregullt, por edhe paragjykim në themel të saj.

Ne baze te nenit 179 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Kolegji i Apelimit, ne rastin e juridiksionit disiplinor eshte nje gjykate e shkalles se pare qe shqyrton ligjshmerine e masave administrative te marra nga organet publike ndaj gjyqtareve, prokuroreve dhe inspektoreve te tjere.

Ne baze te nenit 4 te Ligjit Nr.84/2016 dhe nenit 5 te  Rregullores “Per veprimtarine e Kolegjit te Apelimit”, ky kolegj, gjate shqyrtimit te ceshtjeve qe i paraqiten, do te zbatoje rregullat procedurale te parashikuara ne Kodin e Procedurave Administrative dhe ne Ligjin per Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative.

Ne kete kuader, KRYETARI I Kolegjit duhet te kishte shqyrtuar kerkesen per heqje dore te relatorit ne perputhje me percaktimet e nenit 1 pika 2 te Ligjit per Gjykaten Administrative dhe ne baze te neneve 72 , 73 te Kodit te Procedures Civile.

Vendimi i dhënë nga një trupë gjyqësore, brenda një afati të arsyeshëm, përbën objekt ankimi në gjykatën më të lartë. Zvarritja e pajustifikuar dhe për një afat të pacaktuar për regjistrimin, caktimin e trupës gjykuese dhe shqyrtimin e çështjes, është përgjegjësi personale e Kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në këtë kuadër, sot, kur kanë kaluar 14 dite nga depozitimi i ankimit tonë, kërkojmë zhbllokimin e kësaj procedure dhe mosmbajtjen peng të saj me justifikime rregulloreje.

Është shumë e rëndësishme që Kryetarja e KPA të zbatojë Kushtetutën, ligjin për Vetingun, Kodin e Procedurave Administrative, ligjin për Gjykatën Administrative dhe Kodin e Procedurës Civile.

Duke vlerësuar që aktet e mësipërme që ligji i ka lejuar të zbatohen nga KPA janë të mjaftueshme, jemi në pritje të marrjes sa më të shpejtë të masave nga ana e drejtuesit së këtij institucioni, për ankimin tonë.

PROKURORI

Rovena Gashi

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025
BOTA

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025
SHENDETI

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025
BOTA

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025
SPORT

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Para

Ja përgjigja e Jetmir Olldashit për Karlo Bolinon

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com