Edoardo Sarchi, biznesmeni italian që u vra në Salari të Tepelenës, raportohet se ishte pronar i një fabrike tullash në kryeqytet.
Mësohet se 44-vjeçari italian jetonte prej 20 vitesh në kryeqytet dhe ndodhej në zonë pasi kishte dalë për gjah.
Ai është gjetur i pajetë i veshur me rroba gjahu në fshatin Salari.
Disa persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim një person me iniciale G. B., si autor i dyshuar i ngjarjes.