• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Hungaria refuzon të ndalojë blerjen e naftës ruse, pavarësisht kërkesës së Trump

19:00 : 23/09/2025
në BOTA

Hungaria nuk ka ndërmend të heqë dorë nga furnizimet me energji nga Rusia, deklaroi ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, në një intervistë për The Guardian, duke sfiduar kështu kërkesën e Shtëpisë së Bardhë, që vendet aleate të NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që Europa të ndërpresë importet e naftës nga Rusia. Por Szijjártó u shpreh se burimet ruse të naftës dhe gazit janë jetike për shtetin hungarez.

“Ne nuk mund të garantojmë furnizimin e sigurt të energjisë për vendin tonë pa burimet ruse të naftës dhe gazit”.

Ai shtoi se bëhet fjalë për një çështje fizike, jo politike, duke theksuar se Hungaria mund të blejë energji vetëm nga vendet me të cilat ka infrastrukturë të lidhur. Aktualisht, Hungaria importon rreth 5 milionë tonë naftë në vit përmes naftësjellësit “Druzhba”, që vjen nga Rusia dhe kalon përmes Sllovakisë.

Orbán, kryeministri hungarez dhe aleat ideologjik i Trump në Europë, ka qenë kritik ndaj Ukrainës dhe ka ruajtur marrëdhënie të mira me Kremlinin, duke e vendosur Hungarinë shpesh në përplasje me pjesën tjetër të BE-së.

Lexo edhe:

Trump thirrje vendeve europiane: Rrëzoni avionët rusë nëse shkelin hapësirat ajrore

Trump premton paqe, por mes Egjiptit dhe Etiopisë nuk ka një luftë që ai ta ndalë

Trump së fundmi ka thënë se mund të vendosë sanksione ndaj Moskës, nëse plotësohet një kusht. “Jam gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë, kur të gjitha vendet e NATO-s të kenë rënë dakord dhe të kenë ndalur blerjen e naftës nga Rusia”.

Finlanda dhe Polonia kanë mbështetur qëndrimin e Trump, duke u bërë thirrje Hungarisë dhe Sllovakisë të ndërpresin importet. Presidenti finlandez Alexander Stubb u shpreh se vendet europiane duhet të ndalojnë së bleri naftë ruse. “Trump ka të drejtë për ndalimin e blerjes së naftës ruse. Duhet të ushtrojmë presion ndaj Hungarisë dhe Sllovakisë”.

Ministri i Jashtëm polak, Radosłaë Sikorski, deklaroi nga Kievi se Hungaria ka mundësi të tjera të furnizimit me naftë. “Shpresoj që kryeministri Orbán ta dëgjojë këtë thirrje të Presidentit Trump dhe të ndalojë blerjen e naftës ruse. Hungaria mund të furnizohet edhe nga jugu”.

Szijjártó, nga ana e tij, i quajti zyrtarët perëndimorë “fanatikë” dhe u shpreh se është e pamundur një dialog racional me ta. Megjithatë, ai tha se marrëdhëniet me SHBA-të janë përmirësuar ndjeshëm. “Hungaria është i vetmi vend evropian që mbajti gishtat kryq për fitoren e Trump”.

Etiketa: blengazi rushungariakerkesanafta rusenatoTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump thirrje vendeve europiane: Rrëzoni avionët rusë nëse shkelin hapësirat ajrore

22:26 : 23/09/2025
BOTA

Trump premton paqe, por mes Egjiptit dhe Etiopisë nuk ka një luftë që ai ta ndalë

22:24 : 23/09/2025
BOTA

Hamasi i përgjigjet Trumpit: Jo ne, por Netanyahu është penguesi i vetëm i paqes!

21:47 : 23/09/2025
AKTUALITET

“Paracetamoli lidhet me autizmin”/ Nutricionistja: Studimet e kanë treguar që në vitin 2021

19:43 : 23/09/2025
BOTA

NATO paralajmëron Rusinë që “të ndalë” shkeljet e hapësirave ajrore

14:47 : 23/09/2025
BOTA

Ambasadori i SHBA në OKB: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

18:43 : 22/09/2025
Para

Erdogan me foton nga Gaza në seancën e OKB-së: Kjo është pika më e ulët e njerëzimit

TË GJITHA

Babai i Elon Musk akuzohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve të tij

22:50 : 23/09/2025

Gjiganti i teknologjisë Nvidia investon 100 miliardë dollarë në OpenAI

22:41 : 23/09/2025

Shkarkimi i Veliajt/ Abilekaj: Një grup “Diellash” të mishëruar që votojnë siç do Rama

22:37 : 23/09/2025

Trump thirrje vendeve europiane: Rrëzoni avionët rusë nëse shkelin hapësirat ajrore

22:26 : 23/09/2025

Trump premton paqe, por mes Egjiptit dhe Etiopisë nuk ka një luftë që ai ta ndalë

22:24 : 23/09/2025

”Fund pa lavdi i Veliajt”, Kalemaj: Rruga politike e tij është një rrugë pa krye

22:13 : 23/09/2025

Biçikleta iu përplas me makinën, shqiptarit që jeton në Zvicër nuk i jepet mjeti prej dy muajsh

22:13 : 23/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com