Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) këtë të martë, ka shembur dy objekte buzë bregdetit në Orikum, të cilat, sipas autoriteteve, nuk ishin të kualifikuara për legalizim.
Pronarët janë shprehur seveprimi është i papranueshëm dhe i paligjshëm. Pronarja e njërit prej objekteve tha se procesi gjyqësor për pronën e saj vazhdon dhe gjykata nuk ka dhënë ende vendim. Ajo shprehu se nuk ka marrë njoftim paraprak për shembjen.
Ajo thotë se vazhdon proceset gjyqësore për pronën në fjalë dhe ende gjykata nuk ka dhënë asnjë vendim. Procese gjyqësore këto që, sipas zonjës, janë me Kadastrën e Vlorës, dhe nuk kanë përfunduar.
Aksionet e IKMT-së për prishjen e bizneseve nuk janë të reja në vend. Vetëm dy muaj më parë, fshati turistik i Thethit u trondit nga ndërhyrja e IKMT-së, ku u shembën dhjetëra kabina dhe bujtina prej druri. Gjithashtu disa janë më parë IKMT dërgoi fadromat edhe në Valbonë.