• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet

22:42 : 19/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni Fiks Fare ka ndjekur për disa muaj me radhë gërryerjet e lumit Mat, duke filluar nga Rubiku, Skuraj, Ura e Zogut për të përfunduar në Milot dhe në urën e superstradës.

Në të gjithë këtë gjatësi, janë pirgje të mëdha me inerte. Kamera e Fiksit udhëtoi disa muaj më parë në atë zonë, duke filmuar eskavatorë që punonin shumë afër urës.

Pamjet e transmetuara nga Fiksi tregojnë shtratin e lumit i cili më shumë ngjason me një kantier të madh ndërtimi, sesa një lumë. Gërryerje kishte në një gjatësi të madhe, teksa firmat apo individët, punonin shumë afër monumenteve të kulturës dhe veprave të artit, në një distancë nga 30 deri në 50 metra.

Ndërkohë, Fiksi filmoi edhe gërryerje në afërsi të urës me harqe të Matit, Ura e Zogut. Eskavatori punon sërish në afërsi të kësaj ure, Monument Kulture e shkatërruar vite më parë. Mjetet marrin zhavorr në mes të lumit.

Lexo edhe:

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat, kush është peshkatari që dyshohet se u mbyt/ EMRI

Ndërkohë gërryerjet e kanë anuar edhe urën e Zogut, një monument kulture. Ura rrezikon të shembet. Është bërë një tender me vlerë rreth 50 milionë lekë për t’a rehabilituar dhe restauruar. Është vendosur një pjesë metalike, por punimet janë lënë në mes. Fiksi shkoi në fillim të muajit korrik 2025 te Uura e Trenit, në afërsi të Milotit. Këmbët e urës kishin dalë sërish si pasojë e gërryerjeve.

Pas këtyre problematikave, emisioni investigativ i dërgoi një kërkesë për informacion Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore. Kjo agjenci ktheu përgjigje se janë disa leje që janë aktive në atë zonë, si pasojë e ndërtimit të disa veprave koncesionare dhe me rëndësi.

Ndërkohë, Fiksi ka mësuar se janë bërë vazhdimisht studime dhe analiza ku rezulton se krahas firmave me leje, në atë zonë operojnë edhe ato pa leje. Punimet pa leje janë ato në afërsi të veprave të artit dhe monumenteve të kulturës. Por, të gjitha punimet si ato me leje dhe ato pa leje kanë shkaktuar dëme.

Fiksi shkoi edhe te Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë. Punonjësit thonë se kanë bërë disa investime, dhe se këto investime kanë ardhur si pasojë e rrëshqitjes si rasti i Skurajt. Sipas tyre, banorët kanë kërkuar që të ndërhyhet dhe janë hapur tenderët. Punonjësit pohojnë se shkarjet kanë ardhur si pasojë e gërryerjeve.

Në përgjigje, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë thotë se tenderi për mbrotjjen nga gërryerjet në Skuraj erdhi pas kërkesës së vazhdueshme të banorëve të zonës. Më pas Prefektura, AMBU dhe disa institucione hartuan projektet për mbrojtjen nga gërryerjet.

Sipas saj, problematikat në këtë zonë kanë ardhur si pasojë e gërryrjeve të tokave bujqësore nga vërshimet e lumit Mat si dhe përbërjes gjeologjike të kësaj zone, duke dëmtuar një sipëfaqe të konsiderueshme toke.Vite më parë janë bërë edhe mbrojtje të tjera në të dy krahët e rrjedhës së lumit në segmente të ndryshme midis urës së autostradës dhe urës së Zogut.

Fiks Fare ka mësuar se Ura e Trenit që lidh Milotin me Lezhës (rruga e vjetër) është mbyllur në datë 24 korrik 2025 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Shkak është bërë dalja në shesh e këmbëve të urës, piërisht ato të filmuara nga emisioni Fiks Fare në vijimësi.

Pas kësaj mase mbylljeje, nga data 24 korrik deri në fund të muajit gusht, kishte një trafik të shtuar në rrugët e tjera. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender me vlerë 108 milionë lekë (rreth 1.1 milionë euro) për ndërhyrje emergjente për mbrojtjen e këmbëve të urës./ Top Channel

 

Etiketa: gerryerjeinertelumi mat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

17:35 : 02/08/2025
AKTUALITET

U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat, kush është peshkatari që dyshohet se u mbyt/ EMRI

14:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

Mbytet një person në ujërat e lumit Mat, afër urës së Zogut

14:03 : 01/08/2025
AKTUALITET

Kush po e shkatërron Tiranën? Dherat dhe inertet e kthejnë kryeqytetin në një landfill ilegal

21:49 : 02/05/2025
AKTUALITET

U kapën duke shkarkuar inerte, arrestohen dy persona

11:27 : 18/12/2024
AKTUALITET

“Institucionet mos flenë gjumë”- Erozioni ‘përpinë’ plazhin e Shëngjinit dhe Kepin e Rodonit!

20:30 : 12/12/2024
Para

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/09/2025

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

22:53 : 19/09/2025

Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet

22:42 : 19/09/2025

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Mziu reagon sërish për shpërthimin në banesë: Unë nuk trembem

22:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com