• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mbi 200 mijë të vrarë e të plagosur në Gaza, Izraeli krenohet me “uraganin”

16:53 : 14/09/2025
në BOTA

Ahmed, i cili gjithmonë kishte dhënë shenja jete, dje ka heshtur për orë të tëra. Vetëm në orën 21:00 dërgoi një mesazh të shkurtër: “Nuk jam mirë, jam i bllokuar në Gaza.”

Dy ditë më parë kishte hequr dorë nga vendi i tij për t’ia lënë kushëririt 20-vjeçar, të cilit i kanë amputuar këmbën.

“Nuk mund të ecte deri në al-Mawasi. Tani po përpiqem të shpëtoj familjen time, por nuk gjej dot makinë. Kisha prenotuar një, por shoferi nuk erdhi. Situata është katastrofike, bombardimet nuk ndalen, nuk kam parë kurrë diçka të tillë që nga fillimi i luftës”, shkruan ai, ndërsa nata mbulon qytetin e shkatërruar.

“Uragani” i ushtrisë izraelite

Sulmet e IDF nuk lënë asnjë shans. Pallatet shemben njëri pas tjetrit, duke përplasur mbi tendat e refugjatëve breshëri betoni, pluhur e trupa të copëtuar. Vetëm dje, sipas burimeve mjekësore, u vranë 66 persona të tjerë në gjithë Rripin e Gazës.

Lexo edhe:

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Qytetin e Gazës

Kryeministri izraelit: Eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do të çojë fundin e luftës në Gaza

Ministri i Mbrojtjes Katz e quan këtë ofensivë një “uragan” që i detyron palestinezët të largohen drejt jugut. Por ky evakuuim është në fakt një eksod i dhunshëm i mijëra njerëzve, ku shihen të moshuar, fëmijë dhe të gjymtuar që mezi ecin apo karroca të tëra plot me thasë.

Sipas ushtrisë izraelite, “më shumë se 1/4 e banorëve të Gazës e kanë lënë qytetin”. Nga ana tjetër, autoritetet palestineze bëjnë me dije se mbi 1 milion palestinezë refuzojnë dëbimin e detyruar.

Vetëm 68 mijë u detyruan të lëvizin drejt jugut, por mbi 20 mijë janë rikthyer sërish në veri, sepse atje mungojnë edhe gjërat më elementare për jetesë.

Mbi 200 mijë viktima në Gaza

Në këtë betejë propagandash, ajo që mbetet janë jetët e humbura.

Bilanci zyrtar i autoriteteve të Gazës, 64 718 të vrarë dhe 163 859 të plagosur, gjithmonë i kontestuar nga Izraeli, gjen papritur një lloj konfirmimi. Ish-shefi i shtabit të IDF, Halevi, e pranoi publikisht se numri i viktimave të luftës, mes të vrarëve dhe të plagosurve, e kalon shifrën 200 mijë.

Revolta në Tel Aviv

Ndërsa Gaza digjet, edhe brenda Izraelit rritet pakënaqësia. Mijëra qytetarë dolën sërish në sheshin Tel Aviv, duke kërkuar lirimin e pengjeve.

“Netanyahu është pengesa e marrëveshjes”, thërrisnin protestuesit.

Por kryeministri këmbëngul se mjafton të eliminohen drejtuesit e Hamasit në Katar për ta përfunduar luftën, sepse sipas tij janë ata që kanë bllokuar çdo përpjekje për armëpushim.

Netanyahu sfidon Mossadin

Ky është një pranim i qartë se operacioni kundër Katarit ka dështuar: liderët e Hamasit janë ende gjallë.

Sipas Wall Street Journal, Mossadi kishte kundërshtuar sulmin ndaj një shteti jo-armik, duke paralajmëruar se do të dëmtonte bisedimet dhe marrëdhëniet me emirin e Dohas, i cili për vite ka luajtur rolin e ndërmjetësuesit. Por Netanyahu e shtyu përpara gjithsesi.

Tani sytë janë nga Doha, ku nesër pritet mbledhja e Këshillit të Gjirit, dhe paralelisht në Izrael do të mbërrijë Sekretari i Shtetit i SHBA, Marco Rubio.

/La Repubblica

Etiketa: GazaIzraelite vrareviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Qytetin e Gazës

11:46 : 14/09/2025
BOTA

Kryeministri izraelit: Eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do të çojë fundin e luftës në Gaza

22:48 : 13/09/2025
BOTA

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Qyteti i Gazës

15:24 : 13/09/2025
BOTA

Holanda i bashkohet bojkotit të Eurovisionit nëse Izraeli merr pjesë

17:00 : 12/09/2025
BOTA

Të paktën 40 palestinezë të vr*rë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

16:28 : 12/09/2025
BOTA

Edhe Irlanda kërcënon se do të tërhiqet nga Eurovision 2026, nëse Izraeli merr pjesë

19:02 : 11/09/2025
Para

Kavajë/ "Benz-i" futet kundravajtje në autostradë (VIDEO)

TË GJITHA

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

22:10 : 14/09/2025

“Ndodhi në oborrin e pallatit tim”/ Aktorja Rita Gjeka flet për atentatin në Shkodër: Jam dridhur 2 ditë

21:56 : 14/09/2025

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

21:45 : 14/09/2025

Ndalohet në plazhe, bare e restorante/ Spanja kufizon duhanin në hapësirat publike

21:34 : 14/09/2025

Shkodra, parcelat e gjakut

21:23 : 14/09/2025

Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e renditjes, Vora “i prish festën” Teutës

21:13 : 14/09/2025
Tyler Robinson

Guvernatori: I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk nuk po bashkëpunon me autoritetet

20:56 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com