• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

James Rubin thotë se do të jetë dëshmitar në mbrojtjen e Hashim Thaçit

15:40 : 12/09/2025
në RAJONI

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmësekretar amerikan i Shtetit, tha se javën e ardhshme do të dëshmojë para Dhomave të Specializuara në Hagë – ku ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti i Kosovës, Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët mohojnë akuzat, nis paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve më 15 shtator.

“Do të jem në Evropë sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që i ndihmoi [ish-kryediplomates së ndjerë amerikane] Madeleine Albrightit në themelimin e Tribunalit fillestar për krime lufte. Kjo nënkupton se do të kthehem përsëri në fillim dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme”, tha Rubin për emisionin “Christiane Amanpour Presents: The Ex Files with James Rubin”.

Rubin, i cili ishte një figurë e rëndësishme gjatë luftës në Kosovë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhënë më 2023, kishte folur për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për UÇK-në.

Lexo edhe:

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Nga 1 nëntori, makinat me targa të huaja nuk mund të qëndrojnë më shumë se 3 muaj në Kosovë

“Në ditët e para, para se të dija shumë për të, ne i kishim dënuar aktivitetet terroriste që ishin kryer nga grupet shqiptare. Por, me evoluimin e procesit të paqes, UÇK-ja u bë qendra e atij procesi të paqes dhe ishte Hashim Thaçi, në bisedimet e Rambujesë, ai që mori vendimin e guximshëm për të rënë dakord me Marrëveshjen e Rambujesë. Dhe, ky ishte vendimi që lejoi NATO-n t’i mbështeste shqiptarët e Kosovës. Po të mos ishte marrë ai vendim, nuk mendoj se do të rrinim kaq të lumtur dhe të lirë në një qytet modern evropian këtu në Prishtinë.

Sipas tij, UÇK-ja luajti rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në zbatimin e çmilitarizimit pas përfundimit të luftës.

Atëbotë, Rubin nuk kishte pranuar që të komentonte lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Më 15 shtator, ekipi mbrojtës i Thaçit do të nisë paraqitjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve. Pasi të ketë përfunduar ekipi i Thaçit, rastin do ta paraqesë edhe ekipi i Krasniqit.

Ekipet mbrojtëse të Veselit dhe Selimit njoftuan më 16 korrik 2025 se nuk synojnë të paraqesin ndonjë dëshmi mbrojtëse.

Mbrojtja e Thaçit ka paralajmëruar se në mesin e dëshmitarëve që do të thërrasë ka edhe figura nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

“Unë nuk mund të them këta emra në publik sepse bëhet fjalë për persona me një staturë të lartë, persona që janë shumë të njohur si për shembull sekretarja Albright, Richard Holbrooke, senatori Dole etj”, tha njëri nga avokatët e Thaçit gjatë konferencës statusore të mbajtur më 19 gusht.

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi synon të thërrasë 11-12 dëshmitarë, duke synuar që ata të japin dëshmi në seanca të hapura. Ndërkaq, mbrojtja e Krasniqit ka thënë se dy dëshmitarë do të japin dëshminë në gjykatore, ndërkaq dy të tjerë do të japin dëshminë me shkrim dhe kjo dëshmi veçse u është dorëzuar prokurorëve.

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara parasheh që deri më 14 nëntor ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të përmbyllë rastin e mbrojtjes të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit. Ky panel po ashtu pret që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të jetë e përgatitur që të paraqesë shkresat përfundimtare të gjykimit para 22 dhjetorit të këtij viti.

Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.

ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.

Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.

Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./REL

Etiketa: Hashim ThaçiJames Rubinkosovelufte

Lajme të lidhura

RAJONI

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

22:14 : 12/09/2025
RAJONI

Nga 1 nëntori, makinat me targa të huaja nuk mund të qëndrojnë më shumë se 3 muaj në Kosovë

20:51 : 12/09/2025
BOTA

Tensionet në Lindjen e Mesme, Rubio viziton Izraelin në fundjavë. Axhenda e diplomatit

20:11 : 12/09/2025
RAJONI

Osmani shpreh keqardhje për pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-në

17:15 : 12/09/2025
RAJONI

Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte në Kosovë

15:45 : 12/09/2025
BOTA

Reuters: Përgatitje për luftë? Gjermanisë i duhen 100 mijë ushtarë aktivë

20:21 : 11/09/2025
Para

Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte në Kosovë

TË GJITHA

Pavard debuton me gol te Marseille, feston me ‘shqiponjë’ për të përshëndetur gruan shqiptare

22:17 : 12/09/2025

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

22:14 : 12/09/2025

Eklipsi diellor më 21 shtator sjell ndryshime të fuqishme për 4 shenja të zodiakut

22:06 : 12/09/2025

Letra rrëqethëse e babait që humbi dy vajzat: Më kërkuan një darkë para ndarjes së fundit!

21:55 : 12/09/2025

Rama 4/ Krasniqi: PS e ka të pamundur një reformë të thellë

21:53 : 12/09/2025

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

21:41 : 12/09/2025

Trump takohet me kryeministrin e Katarit pas sulmit izraelit në Doha

21:36 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com